Ndërlidhjet

"Hekurudhë" deri në Hënë


Hëna
Hëna
Herën e fundit, njeriu kishte qenë në Hënë para më se 40 vjetësh.

Tash një kompani private amerikane, e quajtur Golden Spike, po përpiqet ta ripërtërijë interesimin, duke krijuar sistem të transportit për në Hënë, të cilin mund ta përdorë secili vend.

Menaxheri i kësaj kompanie, Max Vozoff, thotë se nuk planifikohet ndonjë bazë lunare e as infrastrukturë grandioze, por ajo “që do të krijojmë është diçka si hekurudhë për në Hënë”.

Kompania Golden Spike ka shpallur në fillim të këtij muaji se shpreson se do ta ndërtoj një sistem raketor, që do të jetë në gjendje të mundësojë fluturimin e dy personave në Hënë dhe kthim prapa në Tokë, për çmimin prej 1.5 miliardë dollarësh, për një fluturim, deri në vitin 2020.

Kompania thotë se shpreson që kjo do të zgjoj interesim në shumë vende të botës për t’i dërguar astronautët e tyre në Hënë.

Por cilat do të ishin ato vende dhe çka do të kërkonin?

Janë një gjysmë duzine vendesh, që po dërgojnë anije robotike në Hënë, vetëm gjatë kësaj dekade, me lansues dhe aterues, dhe çmimi për të gjitha këto misione është afër asaj që ne propozojmë, me qëllim që t’i dërgojmë dy njerëz në Hënë”, thotë Max Vozoff, menaxher i kompanisë Golden Spike.

Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe ish Bashkimit Sovjetik, vendet e tjera që kanë dërguar sonda ose satelitë të orbitës në Hënë, janë Kina, India dhe Japonia.

Të gjitha ato dhe Rusia, tash në vend të ish Bashkimit Sovjetik, po planifikojnë misione të ardhshme, siç bëjnë edhe Britania dhe Koreja Jugore.

Por, kur flitet për sistemin e transportit me njerëz, çmimi duket se është jashtëzakonisht i lartë.

Golden Spike vlerëson se çmimi për këtë lloj programi do të ishte prej 7 e deri në 8 miliardë dollarë, përfshirë zhvillimin dhe testimin.

A mund të gjenden investitorët për këtë program?

Mendoj se do të shihet gjatë tetë viteve të ardhshme. Nuk ka shumë projekte madhore të infrastrukturës, që fillojnë me të gjitha të hollat, që presin në xhirollogaritë e kursimeve. Në këtë aspekt, ne nuk bëjmë përjashtim. Nga ana tjetër, ky çmim është një e pesëdhjeta e çmimit që ishte dëshiruar për kapacitete të ngjashme”.

Tash çmimi afërsisht ndahet ndërmjet atij për zhvillim dhe për testim, që do të thotë se ekziston një program testues gjithëpërfshirës për fluturime në gjithësi, i shoqëruar me këtë zhvillim para se ju ndonjëherë ta futni njeriun në bord të gjërave të këtilla”, thotë Max VoVozoff.

Kompania Golden Spike po e analizon përdorimin e teknikave, që janë në mënyrë dramatike të ndryshme nga ato që e kanë çuar njeriun në Hënë, përfshirë edhe fluturimin e fundit të anijes kozmike Apollo, në vitin 1972.

Kompania ka paralajmëruar se do të përdorë katër lansues të ndarë për secilin fluturim.

Si shpjegohet ky koncept?

Ekzistojnë arkitektura të ndryshme dhe disa prej tyre involvojnë ndërmjet dy dhe katër lansues, varësisht se cilat raketa i përdorni. Ne nuk e kemi mundësinë e makinës për lansim të rëndë të tipit Saturn 5, që është përdorë për fluturimet e anijes Apollo, që është diçka që mund t’i ngrisë 100 metra kub në orbitën e ultë të Tokës, që këto ditë nuk është e mundshme".

"Por, si pjesë e dëshirës sonë për të qenë pragmatik, dhe për t’i minimizuar rreziqet e çmimit të zhvillimit, ne nuk do ta ndërtojmë një raketë aq të madhe. Ne do të përdorim atë që është e mundshme dhe kjo na kufizon ne në arkitektura të caktuara, që janë të ndryshme nga ajo që është përdorë për Apollo”, thotë Max Vozoff.

Emri Golden Spike është referencë për gozhdën e fundit që ishte vënë në Hekurudhën Trasnskontinentale, në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1869. Duke e hapur perëndimin është krijuar mundësia që Shtetet e Bashkuara ta zhvillojnë një ekonomi në shkallë shumë më të madhe se sa që diçka e tillë ishte parë në gjithë botën.

Shtrohet pyetja se a e shef kompania Golden Spike, sjelljen e njerëzve në Hënë, në një sferë të aktivitetit njerëzor në kuptimin e njëjtë epik?

Absolutisht, kjo është ajo për të cilën ne me të vërtetë e zgjodhëm këtë emër. Ne nuk planifikojmë baza lunare, ne nuk planifikojmë ndonjë infrastrukturë grandioze, ajo që po ndërtojmë mund të thuhet se është diçka si hekurudhë”, tha Max Vozoff. (f. b.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG