Ndërlidhjet

Lirohet Zvonko Vesellinoviq


Zvonko Vesellinoviq
Zvonko Vesellinoviq
Gjykata Speciale e Beogradit ka ndërprerë burgimin e Zvonko Vesellinoviqit nga Zveçani dhe të Dragan Qurçiqit nga Rashka, pasi ka thënë se nuk është kompetente për t’i gjykuar ata.

Vesellinoviq është liruar nga burgu i qarkut në Beograd, ku ka qëndruar nga 20 dhjetori i vitit të kaluar.

Veselinoviq me dy të tjerët akuzohen se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë nga kompania "Hipo-Alpe Adria lizing". Një pjesë e këtyre kamionëve thuhet se është gjetur në Kosovë.

Vesellinoviq po ashtu konsiderohet si njëri nga udhëheqësit e krimit të organizuar ekonomik në Kosovë. Misioni i NATO-s, KFOR, e ka identifikuar atë si njërin nga organizatorët e trazirave në veri, në tetor të 2011-ës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG