Shqiptarët ortodoksë nuk janë komunitet zyrtar në Maqedoni, ndërkohë që një numër i madh i tyre disa dekada kanë pasur edhe frikë të deklarohen si shqiptarë.
Pushteti monist shumë familjeve të shqiptarëve ortodoksë nga fshatrat e Rekës ë Epërme, u imponoi mbiemra të rinj. Kjo bëri që shqiptarët ortodoksë me vite të jetojnë të dyzuar, me fenë e të parëve, po pa identitet të vërtetë kombëtar, thotë profesor Branko Sinadinovski, duke shtuar se kjo ishte dhe arsyeja që gjeneratat më të reja të harrojnë të flasin shqip.
"Gjuha shqipe ishte gjuhë, me të cilën flisnin gjyshja dhe babai im derisa ishin gjallë, këtë unë asnjëherë nuk mund ta harroj, sepse kjo nuk ka mundësi të harrohet. Ashtu si babai im, ashtu dhe unë asnjëherë nuk i fshihnim rrënjët tona, të qenët shqiptarë ortodoks, për dallim nga një numër i madh i maqedonasve, të cilët jetojnë në këto hapësira, rrënjët e të cilëve i përkasin kombësisë shqiptare", thotë Sinadinovski, i cili njëherësh ka shkruar dhe monografinë për veprën dhe jetën e Josif Bagerit.
Kjo vepër është shkruar në dy gjuhë, bën të ditur kryetarja e shoqatës “Josif Bgeri”, Delvina Kërluku, për të qenë sa më afër lexuesve.
"Shpresoj që me këtë nismë ne të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes, po njëherësh të japim kurajë për të gjithë ata që u detyruan nga rrethanat të shprehen me identitet kombëtar tjetër, dhe jo shqiptarë", shprehet Kërluku.
Ajo shton se shoqata që drejton ajo, do të vazhdojë aktivitetet për evidentimin e vlerave të shqiptarëve të shquar ortodoksë në Maqedoni.
Ndërkaq, Urosh Matevski, i cili ka hyrë në dekadën e shtatë të jetës së tij, rrëfen se fshatrat e rajonit të Rekës së Epërme, që shtrihet mes Gostivarit dhe Dibrës, pothuajse tërësisht janë zbrazur.
Kjo, siç rrëfen ai, është pasojë e regjimit të egër komunist, që përmes formave dhe skenarëve të ndryshëm çuan në uljen e numrit të shqiptarëve ortodoksë dhe në asimilimin e tyre.
"Reka s’ka më katunde me njerëz. Përpara Reka kishte 16 katunde, tash ka mbetur vetëm Verbeni, ku ka pak njerëz. Asimilimi e ka bërë punën e vet ashtu siç e bëri. Po unë asnjëherë nuk them se gjuha ime nuk është gjuha shqipe, por është ndonjë gjuhë tjetër. Kush më pyet mua i them se gjuha ime amtare është gjuha shqipe, edhe gjuha e fëmijëve të mi, madje edhe e nipave, është gjuha shqipe", shprehet Urosh Matevski.
Historianët shqiptarë në Maqedoni, si pasojë e rrethanave nga ish-regjimi, akoma nuk kanë vënë theksin e merituar mbi studime të detajuara sa i përket origjinës dhe shpërndarjes së shqiptarëve ortodoksë.
"Rënia e martesave midis familjeve ortodokse shqiptare, migrimi i brendshëm dhe zonat e izoluara kanë bërë shumë familje të shpërngulen në qendra të mëdha dhe të asimilohen brez pas brezi", thotë Skënder Asani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni.
Ndërkaq, Vllado Popovski, ligjërues i Historisë në Universitetin e Shkupit, thotë se revidimi i historisë, me ç’rast do të eliminoheshin të gjitha ato pjesë që shtrembërojnë pjesë të së kaluarës së shqiptarëve dhe maqedonasve, do të ndikojë shumë pozitivisht në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe pa tensione mes dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni - shqiptarëve dhe maqedonasve.
“Gjeneratat më të vjetra, shqiptarët dhe maqedonasit, kanë ditur të jenë më të afërt dhe njëhërësh kanë vepruar bashkërisht, siç ishte lufta për liri, duke formuar lëvizje dhe institucione të përbashkëta që nga lëvizjet shqiptare për çlirimin e Shqipërisë bashkërisht me komitetin e VMRO DPMNE-së duke e bllokuar tërësisht administratën turke”.
“Gjeneratat më të reja duhet të njoftohen me këto burime, me këtë realitet dhe në këtë mënyrë do të kenë një pasqyrim më real për të kaluarën. Tani, duke mos i njohur këto realitete dhe njëkohësisht të indoktrinuar nga ish sistemi monist, praktikisht është krijuar një ndarje që nuk është përvojë e përbashkët e shqiptarëve dhe maqedonasve, por është përvojë një subjekti të tretë që këtyre dy popujve ua ka imponuar paragjykimet", shprehet Popovski.
Një nga emrat e dalluar gjatë historisë nga shqiptarët ortodoksë është Josif Bageri, i lindur në Nistrovë të Rekës, në vitin 1870, i njohur si një nga atdhetarët dhe intelektualët e dalluar shqiptarë të periudhës së Rilindjes Kombëtare.
Kryetarja e shoqatës që mban emrin e tij tha se së shpejti në Shkup së shpejti do të vendoset busti i tij në sheshin e Shkupit si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.