“Një entitet i definuar gjeografikisht me fuqinë e Vetos duket se nuk do të jetë i suksesshëm thjesht për shkak se keqpërdorimi i kësaj fuqie nga Republika Srpska ka sinjalizuar paaftësinë e funksionimit të këtij modeli”.
Kështu e komentoi të ashtuquajturën platformën e Serbisë për Kosovën, mysafiri i radhës në rubrikën e intervistave të Radios Evropa e Lirë, drejtori i Qendrës për Studime Juglindore në kuadër të Universitetit të Grazit, Florian Bieber.
FLORIAN BIEBER
Nga ajo që kam lexuar në draftin që ka dalë dhe ka qarkulluar në media, më duket se është quajtur Republika Srpska, por mua më duket se dallon në aspekte kruciale nga platforma e qeverisë serbe. Ai entitet nuk do të kishte fuqinë e plotë të Vetos për të bllokuar vendimet në Kosovë siç mund të bëjë Republika Srpska në Bosnjë. Kompetencat duket të jenë më të vogla. Andaj nuk do të thosha domosdoshmërish krahasimi adekuat, edhe pse po përdoret shumë në mediat serbe sepse tingëllon më mirë për publikun serb.
Për të tjerët tingëllon shumë keq meqë e dimë se Bosnja është shumë i brishtë për shkak të fuqisë së Republika Srpskas. Se a do të ketë sukses?-Mendoj se një entitet i definuar gjeografikisht me fuqinë e Vetos duket se nuk do të jetë i suksesshëm thjesht për shkak se keqpërdorimi i kësaj fuqie nga Republika Srpska ka sinjalizuar paaftësinë e funksionimit të këtij modeli. Mendoj se duhet të shkëputen kompetencat e çfarëdo njësie territoriale-qoftë komunale, rajonale apo diçka tjetër, nga fuqitë në qendër.
Duke e ditur që komunat serbe janë të vogla në krahasim me komunat e tjera shqiptare, ideja për t’u ofruar atyre fuqi shtesë të Veto’s është tërësisht joreale. Mendoj se është me reale një autonomi më e madhe rajonale nga ajo që parashihet me planin Ahtisaari, por duhet të shikohen detajet e kësaj platforme. Megjithatë, është një pikënisje për negociata-askush nuk pret që çfarëdo platforme të pranohet qind për qind nga pala tjetër apo bashkësia ndërkombëtare. Pra, e shoh si pikënisje për negociata dhe jo për zbatimin në formën se si po qarkullon.
RADIO EVROPA E LIRË
FLORIAN BIEBER
Kjo varet nga mënyra se si e interpretojnë palët atë. Është e kuptueshme që Hashim Thaçi reagoi negativisht ndaj tij-përse do ta zbatonte qeveria kosovare platformën e kundërshtarit të saj?! Bëhet fjalë për negociata ndërmjet palëve që kanë qëndrime fundamentalist të kundërta.
Pra, nuk mund të pritet që pala tjetër ta pranojë atë tërësisht. Mendoj se ai e kritikoi atë ashpër. Pajtohem se platforma ka të metat e veta, por përderisa platforma i shërben konsumit të brendshëm në Serbi, reagimi i Thaçit i shërben konsumit të brendshëm në Kosovë.
Deri më tani, duket se kryeministrat kanë arritur të tejkalojnë hapësirën ndërmjet konsumit të brendshëm të retorikës së tyre dhe mundësisë për ta vazhduar dialogun. Duke u nisur nga kjo, jam optimist se do të vazhdojë dialogu dhe se do të shënojë disa rezultate pavarësisht zvarritjeve që kemi parë nga të dyja palët.
RADIO EVROPA E LIRË
FLORIAN BIEBER
Trajtimi i strukturave paralele serbe është thelbi i problemit, andaj mendoj se nuk mund të shqyrtohet pa ndonjë aranzhim gjithëpërfshirës. Serbia ka dy ‘joker’ për Kosovën-i pari është kontrollimi i institucioneve në veri, ndërsa tjetri është bllokimi i njohjes së Kosovës. Në fakt, nuk mendoj se po e bllokon atë por vet mosnjohja e Kosovës nga Serbia vështirëson njohjen ndërkombëtare të saj.
Nuk mendoj që Serbia do të heqë dorë nga këta ‘jokerë’ pa e arritur një aranzhim më të gjerë në marrëdhëniet ndërmjet të dy palëve. Mund të arrihet një përparim simbolik meqë po shihet vullneti i Serbisë për të biseduar për veriun, por një ndryshim thelbësor do të ishte i mundshëm vetëm pas një marrëveshjeje.
Duhet të kemi parasysh që edhe plani i Ahtisaarit parasheh që institucionet në komunat serbe mund të financohen dhe të mbështeten nga Beogradi, andaj duhet të ketë përpjekje që institucionet ekzistuese serbe në veri të shndërrohen në institucione të rregullta kosovare-ndryshe nga ajo që janë tash. Pra, nuk pres ndonjë lëvizje të shpejtë në këtë drejtim.
RADIO EVROPA E LIRË
FLORIAN BIEBER
BE-ja, deri më tani, ka qenë një ndërmjetësues i lehtë. Sfida e vërtetë për BE-në është që të sigurojë se po zbatohen marrëveshjet e arritura gjerë më tani ndërmjet palëve dhe që të ndërpritet praktika e deritashme ku palët janë pajtuar në tryezën e diskutimit për t’u kthyer në shtëpi me qëndrime të ndryshme mbi atë për të cilën janë marrë vesh.
Mendoj se BE-ja duhet të bëhet një ndërmjetësues më serioz për të siguruar që marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të qarta për të parandaluar interpretimet e ndryshme të palëve mbi ato marrëveshje. Është e natyrshme që të dyja palët do t’i shesin marrëveshjet në mënyrë të ndryshme me përdorimin e terminologjisë së ndryshme.
Si shembull mund të merren këtu dallimet mbi marrëveshjen e fundit, pra a është vendosur kufiri në mes të shteteve apo vetëm pika kontrolli siç është thënë në Serbi. Kjo është në rregull, palët kanë qëndrime të ndryshme mbi realitetin, por nuk duhet të ketë mospajtime fondamentale për esencën. Këtu mendoj se BE-ja mund të angazhohet në mënyrë më aktive për t’i parandaluar këto keqkuptime.
RADIO EVROPA E LIRË
FLORIAN BIEBER
Nuk e di se kujt mund t’i besoja. Pikërisht këto shpresoj që Be-ja të sjell më shumë qartësi me dokumentet e sakta mbi atë që është pajtuar. Mendoj se BE-ja është pasive në qartësimin e përmbajtjes së marrëveshjeve për të shmangur keqinterpretimet ku as si vëzhgues nuk e di se për çfarë janë pajtuar palët.

Profesor, një, siç quhet platformë mbi Kosovën pritet të publikohet gjatë kësaj jave në Beograd. Sipas mediave serbe, plani propozon një lloj entiteti si ai i Republika Srpskas në Bosnjë për veriun e Kosovës. A do të mund t’ia dalë Beogradi me një plan të tillë?
FLORIAN BIEBER
Nga ajo që kam lexuar në draftin që ka dalë dhe ka qarkulluar në media, më duket se është quajtur Republika Srpska, por mua më duket se dallon në aspekte kruciale nga platforma e qeverisë serbe. Ai entitet nuk do të kishte fuqinë e plotë të Vetos për të bllokuar vendimet në Kosovë siç mund të bëjë Republika Srpska në Bosnjë. Kompetencat duket të jenë më të vogla. Andaj nuk do të thosha domosdoshmërish krahasimi adekuat, edhe pse po përdoret shumë në mediat serbe sepse tingëllon më mirë për publikun serb.
Për të tjerët tingëllon shumë keq meqë e dimë se Bosnja është shumë i brishtë për shkak të fuqisë së Republika Srpskas. Se a do të ketë sukses?-Mendoj se një entitet i definuar gjeografikisht me fuqinë e Vetos duket se nuk do të jetë i suksesshëm thjesht për shkak se keqpërdorimi i kësaj fuqie nga Republika Srpska ka sinjalizuar paaftësinë e funksionimit të këtij modeli. Mendoj se duhet të shkëputen kompetencat e çfarëdo njësie territoriale-qoftë komunale, rajonale apo diçka tjetër, nga fuqitë në qendër.
Duke e ditur që komunat serbe janë të vogla në krahasim me komunat e tjera shqiptare, ideja për t’u ofruar atyre fuqi shtesë të Veto’s është tërësisht joreale. Mendoj se është me reale një autonomi më e madhe rajonale nga ajo që parashihet me planin Ahtisaari, por duhet të shikohen detajet e kësaj platforme. Megjithatë, është një pikënisje për negociata-askush nuk pret që çfarëdo platforme të pranohet qind për qind nga pala tjetër apo bashkësia ndërkombëtare. Pra, e shoh si pikënisje për negociata dhe jo për zbatimin në formën se si po qarkullon.
RADIO EVROPA E LIRË
Por, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e kundërshtoi të mërkurën planin duke e quajtur atë një plan anti-evropian që është kundër paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve në mes të palëve pritet të vazhdojë në vitin e ardhshëm. A mund ta dëmtojë platforma serbe këtë proces?
FLORIAN BIEBER
Kjo varet nga mënyra se si e interpretojnë palët atë. Është e kuptueshme që Hashim Thaçi reagoi negativisht ndaj tij-përse do ta zbatonte qeveria kosovare platformën e kundërshtarit të saj?! Bëhet fjalë për negociata ndërmjet palëve që kanë qëndrime fundamentalist të kundërta.
Pra, nuk mund të pritet që pala tjetër ta pranojë atë tërësisht. Mendoj se ai e kritikoi atë ashpër. Pajtohem se platforma ka të metat e veta, por përderisa platforma i shërben konsumit të brendshëm në Serbi, reagimi i Thaçit i shërben konsumit të brendshëm në Kosovë.
Deri më tani, duket se kryeministrat kanë arritur të tejkalojnë hapësirën ndërmjet konsumit të brendshëm të retorikës së tyre dhe mundësisë për ta vazhduar dialogun. Duke u nisur nga kjo, jam optimist se do të vazhdojë dialogu dhe se do të shënojë disa rezultate pavarësisht zvarritjeve që kemi parë nga të dyja palët.
RADIO EVROPA E LIRË
Në anën tjetër, takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic, pritet të mbahet në vitin e ardhshëm. Ajo që, sipas Thaçit, do të diskutohet në këtë takim është çështja e të ashtuajturave strukturave paralele serbe në veri të Kosovës. A mund të priten rezultate pozitive në atë kohë?
FLORIAN BIEBER
Trajtimi i strukturave paralele serbe është thelbi i problemit, andaj mendoj se nuk mund të shqyrtohet pa ndonjë aranzhim gjithëpërfshirës. Serbia ka dy ‘joker’ për Kosovën-i pari është kontrollimi i institucioneve në veri, ndërsa tjetri është bllokimi i njohjes së Kosovës. Në fakt, nuk mendoj se po e bllokon atë por vet mosnjohja e Kosovës nga Serbia vështirëson njohjen ndërkombëtare të saj.
Nuk mendoj që Serbia do të heqë dorë nga këta ‘jokerë’ pa e arritur një aranzhim më të gjerë në marrëdhëniet ndërmjet të dy palëve. Mund të arrihet një përparim simbolik meqë po shihet vullneti i Serbisë për të biseduar për veriun, por një ndryshim thelbësor do të ishte i mundshëm vetëm pas një marrëveshjeje.
Duhet të kemi parasysh që edhe plani i Ahtisaarit parasheh që institucionet në komunat serbe mund të financohen dhe të mbështeten nga Beogradi, andaj duhet të ketë përpjekje që institucionet ekzistuese serbe në veri të shndërrohen në institucione të rregullta kosovare-ndryshe nga ajo që janë tash. Pra, nuk pres ndonjë lëvizje të shpejtë në këtë drejtim.
RADIO EVROPA E LIRË
Por, cili është roli i Brukselit në këtë drejtim duke e pasur parasysh që, së bashku me Ëashingtonin, ka mbështetur integritetin territorial të Kosovës?
FLORIAN BIEBER
BE-ja, deri më tani, ka qenë një ndërmjetësues i lehtë. Sfida e vërtetë për BE-në është që të sigurojë se po zbatohen marrëveshjet e arritura gjerë më tani ndërmjet palëve dhe që të ndërpritet praktika e deritashme ku palët janë pajtuar në tryezën e diskutimit për t’u kthyer në shtëpi me qëndrime të ndryshme mbi atë për të cilën janë marrë vesh.
Mendoj se BE-ja duhet të bëhet një ndërmjetësues më serioz për të siguruar që marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të qarta për të parandaluar interpretimet e ndryshme të palëve mbi ato marrëveshje. Është e natyrshme që të dyja palët do t’i shesin marrëveshjet në mënyrë të ndryshme me përdorimin e terminologjisë së ndryshme.
Si shembull mund të merren këtu dallimet mbi marrëveshjen e fundit, pra a është vendosur kufiri në mes të shteteve apo vetëm pika kontrolli siç është thënë në Serbi. Kjo është në rregull, palët kanë qëndrime të ndryshme mbi realitetin, por nuk duhet të ketë mospajtime fondamentale për esencën. Këtu mendoj se BE-ja mund të angazhohet në mënyrë më aktive për t’i parandaluar këto keqkuptime.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju i përmendët marrëveshjet...duket se ka paqartësi sa i përket marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Derisa Prishtina insiston në doganat e unifikuara duke thënë se duhet të paguhen taksat edhe në pikat doganore në veri, zyrtarët serbë thonë se ka pasur një marrëveshje për lirimin nga taksat për veturat (mallrat) që hyjnë përmes veriut. Cilës palë duhet besuar në këtë çështje?