Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton është e kënaqur me rezultatet e arritura në grupet punuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), në të cilat të dy palët janë marrë vesh për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e IBM-së ka thënë zëdhënësi i Ashtonit.
“Përfaqësuesja e lartë pret që mirëkuptimi i arritur dje, të mundësojë funksionimin pa pengesa të dy vendkalimeve të hapura më 10 dhjetor, dhe hapjen e dy pikave tjera deri në fund të vitit, siç janë marrë vesh dy kryeministrat më 4 dhjetor, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Michael Mann.
Në njoftim thuhet se puna teknike në lidhje me këto çështje do të vazhdojë më 10 janar, në kuadër të përgatitjeve për takimin në mes të kryeministrit Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi më 17 janar.
Shefi i ekipit negociator të Serbisë në kuadër të bisedimeve me Kosovën, Dejan Paviçeviq ka deklaruar për mediat serbe se palët janë pajtuar të martën në Bruksel në lidhje me pagesën e taksave doganore, sipas marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit.
Sipas tij, zbatimi në praktikë i marrëveshjes për taksa – doganë e akcizë - fillon nga 20 dhjetori.
Kjo marrëveshje, ka nënvizuar Paviçeviq, parasheh që mallrat që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare në veri dhe që janë të destinuara për komunat veriore, nuk doganohen.