Ndërlidhjet

Kosovë: Avokati i Popullit i dënon sulmet


Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësim për ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me sulmin fizik gjatë prezantimit të “Kosova 2.0” në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe sulmin ndaj organizatës “Libertas”.

Avokati i Popullit i ka përcjellë nga afër ngjarjet që kanë ndodhur me rastin e publikimit dhe promovimit të numrit më të ri të revistës “Kosova 2.0”, si dhe dhunën që ka pasuar ndaj organizatës “Libertas”, thuhet në një kumtesë të Avokatit të Popullit

Sulmet fizike dhe verbale, kërcënimet e drejtëpërdrejta dhe përmes portaleve elektronike e rrjeteve sociale, demolimi i sallës ku duhej të mbahej aktiviteti i paralajmëruar e veprime të tjera të ngjashme, kanë cenuar të drejtat kushtetuese, shprehjen e lirë, të drejtën e tubimit dhe të drejtën e asociimit dhe lirinë e mediave.

Pa marrë parasysh se cilave grupe u takojnë ata që sulmuan, veprimet e tyre paraqesin jotolerancë, veprim ekstrem të papranueshëm dhe cenim të rendit ligjor dhe demokratik, thotë Ombudspersoni i Kosovës dhe u bënë thirrje institucioneve kompetente, organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të veprojnë në pajtim me përgjegjësitë që kanë dhe të hetojnë rastet e sulmeve.

Avokati i Popullit (AP) e vlerëson reagimin profesional të forcave të rendit në situatën e krijuar.

AP tërheq vëmendjen se ngritja e vetëdijes dhe parandalimi i veprimeve të tilla të skajshme janë detyrë e gjithë institucioneve të vendit, përfshirë dhe institucionin e Avokatit të Popullit, që tashmë ka në strukturën funskionale edhe njësinë për rastet LGBT, thuhet në kumtesën e Ombudspersonit të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG