FIFA ka konfirmuar Kosovën si ekip të saj, në takimin e fundit të komitetit ekzekutiv, njofton AP.
Ky komitet është pajtuar që të zbatojë vendimin për të lejuar Federatat anëtare të FIFA-s që të lejojnë miqësoret ndërkombëtare me Kosovën, e cila nuk është anëtare e FIFA-s.
Në vendim përfshihen klubet futbollistike, kombëtaret e të rinjve, klubet amatore dhe të femrave.
Në muajin maj, FIFA ka vendosur që Kosova, edhe pse nuk është anëtare e saj, mund të luajë ndeshje miqësore, por Federata Serbe e Futbollit ka protestuar fuqishëm.
FIFA më pas ka pezulluar vendimin derisa të deklarohet Komiteti i saj Ekzekutiv.(a.i.)