Ndërlidhjet

Mendime të ndryshme rreth miratimit të Ligjit për shëndetësi


Ilustrim
Ilustrim
Ligji për shëndetësi të enjten është miratuar në Parlamentin e Kosovës.

Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se miratimi i ligjit për shëndetësi është shumë premtues, dhe baza më e mirë e reformës shëndetësore.

Por jo edhe sindikalistë dhe ekspertët shëndetësorë mendojnë kështu.

Blerim Syla, udhëheqës i sindikatës së shëndetësisë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se nuk pajtohet me miratimin e ligjit për shëndetësi për shumë arsye.

Nuk pajtohem me miratimin. Ligji ka ardhur pa ligjin për sigurime shëndetësore, dhe në këtë ligj, i cili është aprovuar, ka shumë nene të cilat shëndetësinë publike do ta dërgojnë në një udhë pa kthim. Këtu po hapen rrugët e privatizimit për privatizimin e institucioneve publike, kuadrot të degradohen, ta lëshojnë punën në sistemin publik, e që vetë qytetari do t’i bartë këto pasoja”.

Ky ligj është bërë për qëllime politike, për hir të koalicionit, dhe për asgjë tjetër. Ky nuk është ligji që ministri i Shëndetësisë e ka premtuar, vetë fakti që shkon pa ligjin për sigurime shëndetësore”, tha Syla.

Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë pohojnë se miratimi i ligjit për shëndetësi, parasheh gjitha reformat e domosdoshme për përmirësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, duke e pasur parasysh se e vë pacientin në qendër të vëmendjes, si dhe stafin shëndetësor në një pozitë më të mirë se deri tani.

Arsim Çavderbasha, zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë jep më shumë hollësi.

Ligji e qartëson në mënyrë shumë të mirë rrugën e riorganizimit të financimit të shëndetësisë përmes krijimit të mekanizmave funksional të cilët duhet të kontraktojnë shërbime shëndetësore ku saktësohet përgjegjësia dhe rolet e kontraktuesve si dhe spitaleve publike”.

Ky ligj është në harmoni të plotë me mekanizmat ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, dhe ky fakt është një argument i fuqishëm si përkrahje për adoptimin e këtij ligji”, u shpreh Çavdërbasha.

Haxhi Avdyli, neurokirurg, njëherësh anëtar i grupit të ekspertëve të shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se punëtorët shëndetësor dhe pacientët kanë pritur më shumë në fillimin e reformës të sistemit financiar të shëndetësisë, e që sipas tij, është pritur që të miratohet edhe ligji për sigurime shëndetësore.

Ligji i shëndetësisë i cili është miratuar dhe pritet t’i bëjë disa ndryshime, nëse nuk shkon si pako për ligjin për sigurime shëndetësore, efektet e këtij ligji do të jenë të mangëta. Dhe shpesh mund të shkaktojnë zbrazëtira juridike”.

Por, ne shpresojmë se shumë shpejtë do të miratohet edhe ligji për sigurime shëndetësore, do të miratohet dhe me miratimin e tij mund të pritet një përmirësim substancial në gjendjen e sistemit shëndetësor si për pacientët po ashtu edhe për stafin shëndetësor”, theksoi Avdyli.

Sidoqoftë, vetë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se me projektligjin e ri do të bëhen reforma të thella shëndetësore.

Ai ka theksuar se do të parandalohet konflikti i interesit në sistemin shëndetësor, ndërsa do të aplikohen masa të rrepta për keqpërdorimet farmaceutike në veçanti dhe referencat nga institucionet publike në ato private.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG