Ndërlidhjet

Palestinezët me status të ri në OKB


Palestina feston statusin
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00

Palestina feston statusin

Palestinezët kanë arritur të fitojnë statusin e "shtetit vëzhgues jo-anëtar" në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Deri tash, palestinezët paraqiteshin në OKB si "entitet vëzhgues jo-anëtar".

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën palestineze votuan 138 vende, nëntë votuan kundër, ndërsa 41 abstenuan.

Por, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar këtë rezolutë.

Ndryshimin e statusit prej “entitetit vëzhgues joanëtar” në “shtet vëzhgues joanëtar”, përfaqësuesi palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, e ka cilësuar si “ditë historike”.

Palestinë
Palestinë
Sot ishte ditë historike, votimi ishte i tmerrshëm, ne kemi numër të madh: më se dy të tretat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara votuan me Palestinën. Asambleja e Përgjithshme me legjislacion e ka ka pranuar shtetin e Palestinës, duke i dhënë status të shtetit vëzhgues, status të shtetit vëzhgues joanëtar”, tha Riyad Mansour.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Ron Prosor, ka përsëritur se shteti i tij dëshiron paqe me palestinezët, por ka tërhequr vërejtjen se ky votim mund t’i kthejë “parapa” këto përpjekje.

Sipas tij, vetëm bisedimet dypalëshe mund të arrijnë paqe.

E vetmja mënyrë për arritjen e paqes është nëpërmjet marrëveshjeve, që bëhen nga palët dhe jo nëpërmjet rezolutave të Kombeve të Bashkuara, që krejtësisht e injorojnë sigurinë vitale dhe interesat kombëtare të Izraelit. Meqë, kjo rezolutë është e njëanshme, ajo nuk e avancon paqen, por e kthen prapa”, tha Ron Prosor.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice, tha se rezoluta palestineze ishte “për keqardhje dhe kundërproduktive” dhe ka hedhur më tepër pengesa në rrugën e paqes.

Progres kah zgjidhja e qëndrueshme me dy shtete nuk mund të bëhet duke e shtyp pullën e gjelbër në këtë sallë. As kalimi i çfarëdo rezolute nuk mund ta krijoj shtetit, kur në të vërtetë ai nuk ekziston, ose të ndryshoj realiteti në terren. Për këtë arsye votimi i sotëm, nuk duhet të keqinterpretohet në asnjë mënyrë se përmban të drejtën e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Ai nuk e përmban. Rezoluta nuk thotë se Palestina është shtet”, tha Susan Rice.


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në komentet e saj në Uashington, tha se kjo rezolutë paraqet pengesë për arritjen e paqes.

Ajo vendos pengesa të mëtejshme në rrugën për paqe. Ne kemi qenë të qartë se vetëm nëpërmjet negociatave direkte ndërmjet palëve, palestinezët dhe izraelitët mund të arrijnë paqe, që të dy palët e meritojnë”, tha Hillary Clinton.

Statusi i ri nënkupton që palestinezët mund t’u bashkohen agjencive të OKB-së, përfshirë edhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku ata mund të iniciojnë aksion kundër Izraelit.

Eksperti për Lindjen e Mesme në New York University, Alon Ben-Meir, i tha Radios Evropa e Lirë se votimi mund të ketë ndikim të thellë.

Kjo mund ta ndryshojë dinamikën, do ta forcojë Autoritetin Palestinez, në mënyrë specifike si është i llogaritur konfiguracioni ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, ku Hamasi ka marrë shtytje serioze politike”.

Rezoluta për izraelitët paraqet se në terren janë fakte të reja në zgjedhjet e reja në janar, pastaj do të ketë riangazhim të Shteteve të Bashkuara, që gjatë nuk ishin të pranishme nga ajo çka po ndodhë në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Do të riangazhohet edhe komuniteti ndërkombëtar në një mënyrë shumë më serioze, në mënyrë që edhe BE-ja të ketë rol më të madh se sa që ka pasur deri tash”, tha eksperti Ben-Meir.

Votimi ka shkaktuar festime të mëdha në Bregun Perëndimor dhe Ramallah, ku njerëzit kanë bartur flamuj palestinezë dhe kanë brohoritur.

Megjithëkëtë, analistët thonë se pavarësia reale mbetet një ëndërr që vështirë arrihet për palestinezët, pasi ajo mund të realizohet vetëm nëpërmjet marrëveshjes për paqe me izraelitët. (f. b.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG