Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës dënon "përgjimet e falsifikuara telefonike"


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një komunikate, ka dënuar "ashpër publikimin e përgjimeve të falsifikuara dhe joligjore të bisedave telefonike, të cilat gjoja janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional".

Në një komunikatë për shtyp, qeveria "kërkon me urgjencë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it ndriçimin e këtij akti skandaloz dhe kundërligjor".

"Publikimi i përgjimeve të tilla të fabrikuara me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private është vepër e kundër- ligjshme dhe e dënueshme".

"Për më tepër, veprimet e kësaj natyre janë përpjekje e drejtpërdrejtë e mekanizmave të caktuar vendor dhe disa ndërkombëtarëve, për të shantazhuar dhe sabotuar bartësit institucional dhe funksionimin normal të institucioneve tona shtetërore", thuhet në komunikatë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me disa incizime të lëshuara në Youtube, e në të cilat thuhet se janë biseda telefonike të përgjuara ndërmjet shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku dhe kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Bisedat e përgjuara, siç thuhet, kanë në thumb mes tjerash kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.

Autenticiteti i incizimeve nuk është verifikuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG