Në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, të dielën në mbrëmje u mbajt manifestimi qendror i shqiptarëve të Maqedonisë për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë, siç u tha, për t’ua dorëzuar më pas flakadanin e festimeve Prishtinës, Tiranës dhe më pas Vlorës.
Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat etnike, kishin arritur në Shkup duke mbuluar lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë me flamuj kuq e zi, për të marrë pjesë në manifestimin qendror.
Në ceremoninë e shënimit të festës së flamurit, organizuar nën patronatin e Këshillit mbarëkombëtarë dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferri, morën pjesë edhe dy kryeministrat, ai shqiptar, Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi, si dhe shumë personalitete të larta të politikës, kulturës shkencës etj.
Fillimisht, të pranishmëve u është drejtuar zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi.
“Tirana, Shkupi e Prishtina jemi një, si në çdo kohë që na ka kërkuar nevoja. Do të vazhdojmë të punojmë pa ndërprerje për të përafruar dhe bashkuar vendet tona në aleancën evropiane. Së bashku do të kalojmë të gjitha sfidat. Gëzuar 100-vjetorin e pavarësisë”, u shpreh Musa Xhaferri.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili u prit me shumë ovacione nga të pranishmit, nga Shkupi ka porositur se synim i të gjithë shqiptarëve mbetet kultivimi i vlerave evropiane ku shqiptarët do të frymojnë bashkërisht të integruar.
“Nuk mund të fillonte askund si këtu në Shkup festa e pavarësisë, ndaj dhe dëshiroj të përulem me nderimin më të madh para jush, para qytetarëve të këtij qyteti, që ndër shekuj rrezatoi dritë në të gjitha trojet etnike . Shkupi ndër shekuj ishte jo vetëm epiqendër e Dardanisë, dhe e fiseve të tij, por Shkupi ishte qendër e zhvillimeve mbarëkombëtare”.
“Shekulli që lamë mbrapa, ishte shekulli kur në Vlorë, shpallën pavarësinë e Shqipërisë jetike, 2/3 e trojeve tona na u ndanë me padrejtësi. Sot lavdi Zotit dhe armëve tona, ndjehemi të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Sot, pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qenë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja”, u shpreh Berisha.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se e ardhmja u takon shqiptarëve, duke shtuar se shteti i Kosovës do të jetë “gardian” i të drejtave dhe kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni dhe Preshevë.
“Sot shqiptarët janë faktorë përcaktues të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kështu duhet ne të vazhdojmë. Ky faktor përcaktues ngërthehet drejtpërdrejtë me vlerat tona kombëtare dhe euroatlantike andaj më lejoni, që për këto të arritura të falënderoj për mbështetjen e fuqishme SHBA-në, BE-në dhe NATO-n”.
“Sot përkujtojmë bashkudhëtarët dhe luftëtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni. Jemi në Shkup, në vilajetin e Kosovës dhe secili prej nesh duhet të mendojmë e të kujtojmë ku ishim para13 vjetësh. Ndodhi mrekullia që lindi prej vullnetit të shqiptarëve, lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arriti ta largojë Serbinë nga Kosova, ndaj ajo është e lirë dhe sovrane”.
“Mrekullia UÇK është një mrekulli e vullnetit të shqiptarëve të Kosovës, por ajo u fuqizua nga mbështetja e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Shqiptarët si asnjë komb në rajon i kanë dy shtete Shqipërinë dhe Kosovën, por e ardhmja na tregon se ne duhet të jetojmë në një hapësirë unike si një komb i vetëm”, tha Thaçi.
Të pranishmeve iu drejtua dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, ndërkohë që në këtë manifestim nuk ishte i pranishëm lideri i opozitës shqiptare, Menduh Thaçi.
Por, në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në organizim të PDSH-së, të shtunën në Pallatin e Kulturës në Tetovë u mbajt akademia me moton ‘100 vjet pa Shqipërinë”, në të cilën përpos qytetarëve të shumtë nga Maqedonia, morën pjesë edhe mysafirë nga Shqipëria e Kosova.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, me këtë rast u shpreh se në këtë 100-vjetor pa Shqipërinë, nuk kujtohen vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe ata të Janinës, Filatit, Prevezës e Çamërisë, Preshevës, Bujanovcit etj.
“Kujtojmë gjithë shqiptarët, të cilëve u mungon liria dhe u mungon Shqipëria. Shqiptarët që sot u mungon liria e Shqipëria, kanë qenë pjesëmarrës aktiv në aktin e shpalljes së pavarësisë më 28 Nëntor 1912”.
“Njëqind vjet pa Shqipërinë për ne, shqiptarët, që na mungon liria kanë qenë dhe janë vite shumë të vështira. Unë kam shumë besim te gjeneratat e reja, kam besim tek populli im që do ta realizojë ëndrrën e tij për të qenë i lirë, 28 Nëntorin e 1912-s ta përkujtojmë, jo më me moton 100 vjet pa Shqipërinë, por me 100 vjet me Shqipërinë”, tha Thaçi.
Kryetari i PDSH-së, në sheshin e Tetovës ka shpalosur një portret gjigant të figurës më emblematike të Arbën Xhaferit.
Ndryshe , dy kryeministrat, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, të shoqëruar edhe nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ai i LSI-së, Ilir Meta, para mbajtjes së manifestimit qendror kanë vendosur kurora lulesh para përmendores së Hasan Prishtinës, në nderim të veprës së këtij atdhetari të madh kombëtar, ku u pritën nga mijëra qytetarë.
Gjatë ditës në organizim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve, si dhe përkrahur nga Komuna e Çairit, u mbajt marshi me moto “Marshi i Shqiponjës”, të cilit marsh iu bashkëngjitën dhe mijëra qytetarë.
Pranë statujës së shqiponjës, të rinjtë shqiptarë u pritën nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se “ky manifestim është shpërthim i rinisë shqiptare, e cila me vullnetin e saj, po ndihmon që të ndihet festa e 100-vjetorit të shtetint shqiptar kudo që gjinden shqiptarët”.