Ndërlidhjet

Hoxhiq kërkon që të merret seriozisht çështja e sigurisë


Shefja e Zyrës Administrative në veri, Adrijana Hoxhiq.
Shefja e Zyrës Administrative në veri, Adrijana Hoxhiq.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pajisje shpërthyese është hedhur mbrëmë në një shtëpi private në Zveçan. Pos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka pasur.

Mësohet se bëhet fjalë për shtëpinë e Dushan Millisavleviqit, i cili është edhe zëvendësshef i Zyrës Administrative në veri, e cila vepron nën Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe shefja e kësaj zyre, Adrijana Hoxhiq.

“Mesazhi për çështjen e mungesës së sundimit të ligjit është konfirmuar sërish. Ka ardhur koha dhe apeloj te të gjitha institucionet, të cilat merren me sigurinë, të nisin seriozisht trajtimin e këtyre çështjeve. Ka ardhur koha që të shihen rezultate dhe të zgjidhen rastet e ngjashme, që kanë ndodhur deri më tash”.

“Është e papranueshme për këdo, për të gjithë qytetarët që jetojnë në veri të Mitrovicës që të kemi sulme të tilla dhe të mos kemi asnjë të ndëshkuar për to”, ka thënë Hoxhiq për Radion Evropa e Lirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG