Jeta teatrale duket të mos jetë shumë atraktive për të rinjtë kosovarë, derisa kinemaja dhe ekspozitat e ndryshme kulturore, po vazhdojnë të përcillen nga ta.
Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të rinjtë shfaqin mendimet e tyre lidhur me atë se çfarë është jeta kulturore dhe artistike në vend, sa të vlefshme e konsiderojnë atë, si dhe sa janë të gatshëm që t’i konsumojnë ato vlera.
Genc Mavriqi, 22-vjeçar, thotë se për teatrin nuk ka fare interesim, derisa kinemaja për të është më interesante.
“Kinemanë e vizitoj sa herë që ka filma të rinj, ndërsa për teatrin nuk kam shumë interesim. Shumë rrallë e hiç. Për kinema kam më shumë interesim”, shprehet Genci.
Ndërsa, Arta, 24-vjeçare, studente në Fakultetin e Gazetarisë, e thotë të kundërtën. Sipas saj më atraktive janë ekspozitat, dhe më rrallë e viziton teatrin, derisa kinemaja thotë se është dëmtuar shumë nga pirateria dhe nuk vizitohet shumë.
“E vizitoj teatrin, por jo shpesh, ndoshta për shkak të dinamikës së ditës, edhe pse e pëlqej teatrin. Por, në Teatrin Kombëtar shumë pak jepen premiera, kështu që mendoj se edhe kjo është një arsye që nuk e vizitoj”.
“Në ekspozita jam më e pranishme, se ndoshta edhe rrethohem me miq nga sfera e artit. Ndoshta ndonjëherë për shkak të miqësisë, por edhe nga kureshtja, derisa kinemanë e vizitoj shumë rrallë ose hiç, për shkak se pirateria e ka bërë të veten. Me 1 euro mund ta blesh cilindo film dhe ta shikosh në shtëpi. Mendoj se pirateria e ka dëmtuar shumë kinemanë”, thotë Arta.
Në anën tjetër, Minirja, një tjetër qytetare nga Prishtina thotë se teatrin e viziton pak, e kinemanë më shpesh:
“I vizitoj kur kam kohë, por jo edhe shumë shpesh. Në qoftë se reklamohet një film i mirë, e marr parasysh edhe gjej kohë për ta shikuar. Aty gjej një argëtim të mirë edhe i ik përditshmërisë. Teatrit mendoj se i mungon një qasje pak më argëtuese, ku njeriu mund të shkojë të shohë dhe të kënaqet, derisa kinemaja i ofron ato”.
Bashkim Gashi, thotë se i ka humbur shprehia ta vizitojë teatrin apo kinemanë, derisa në ekspozita shkon ndonjëherë:
“Nëpër ekspozita shkoj, por jo edhe në teatër dhe kinema. S’e di pse nuk më tërheqin, ndoshta edhe mungesa e kohës e bën të veten”.
E, Besim Sadriu, pohon se po të kishte kohë më shumë, do ta vizitonte më shumë kinemanë, meqë e pëlqen shumë, por për shkak të dinamikës së jetës, e viziton shumë rrallë kinemanë.
“Kinemanë e vizitoj, por shumë rrallë. Do të doja shumë më tepër ta vizitoj, sepse është një formë tjetër e përcjelljes së filmit”, shprehet Besimi.
Ngjashëm mendon edhe Artani, një tjetër i ri nga Prishtina:
“Teatrin më pak. E vizitoj ndonjë shfaqje premierë, derisa kinemanë më shpesh, sidomos kur tash ka ardhur edhe teknologjia 3D”.
Por, Majlinda Kastrati mendon se jo vetëm ajo, por shumë të rinj kanë humbur interesim, posaçërisht për teatrin, meqë sipas saj nuk është atraktiv.
“Kohën e fundit ka rënë shikueshmëria , derisa teatrot mendoj se aspak nuk vizitohen nga të rinjtë. Ndoshta për shkak të shfaqjeve jo interesante që bëhen”, thotë Majlinda.
Nëntëmbëdhjetëvjeçari Mentor Rama, thotë se me ardhjen e teknologjisë 3D në kinemanë ABC në Prishtinë, po e viziton shumë shpesh atë.
“Teatrin nuk e vizitoj shpesh, derisa kinemanë shumë shpesh. Mund të them që çdo film i ri që vjen, shkoj ta shikoj, sidomos tash që ka ardhur teknologjia 3D. Kjo kinema që e kemi, mendoj se i plotëson kushtet”, tregon Mentori.
Derisa të rinj të tjerë thonë se në kryeqytet ka aktivitete kulturore, por jo diçka shumë atraktive, që ia vlen të përmendet.
“Shfaqje, filma ka. Por, sipas meje nuk ka diçka atraktive që më tërheq mua personalisht dhe publikun. Mendoj se shfaqjet nuk janë në nivel aq të lartë, për shembull siç janë në vende të tjera”, thotë Besa Morina.
Sidoqoftë, hapësira kulturore dhe mundësia për të konsumuar art me vlerë në Kosovë, nga të rinjtë duket të mos jetë në nivelin e duhur, meqë, kinemaja, teatri, apo edhe ekspozitat e ndryshme, thonë të mos jenë edhe shumë atraktive, prandaj nuk vizitohen shpesh nga ta.