Ndërlidhjet

Kërkohet "rishikim radikal" mbi BBC-në


Logo e BBC-së në Londër
Logo e BBC-së në Londër
Kreu i organit qeverisës të BBC-së ka bërë thirrje për një rishikim radikal të transmetuesit publik të Britanisë pas dorëheqjes së drejtorit ekzekutiv, George Entwistle.

Entwistle dha dorëheqjen pasi që emisioni që trajton aktualitetet, Newnight, gabimisht akuzoi një ish politikan për abuzime seksuale me djem në vitet 1970-ta dhe 1980-ta.

Entwistle, i cili u emërua në këtë post vetëm dy muaj më parë, tha se programi nuk është dashur të transmetohej.

Kryetari i Trustit të BBC-së Chris Patten bëri thirrje për një “rishikim radikal dhe të plotë strukturor” të transmetuesit.

Patten tha se ai nuk do të japë dorëheqje, sepse ai duhet të sigurojë kthimin në rrugë të mbarë të transmetuesit të financuar nga publiku.

BBC po vuante pasojat mbi vendimin për të mos transmetuar një program që ngriste akuzat për abuzime seksuale kundër ish yllit të ndjerë të BBC-së, Jimmy Savile, për të cilin thuhet se ka bërë abuzim seksual me qindra fëmijë gjatë disa dekadave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG