Ndërlidhjet

Jacobson: Nuk pres ndryshim të politikës amerikane në Ballkan


Tracey Ann Jacobson, foto nga arkivi
Tracey Ann Jacobson, foto nga arkivi
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson, tha se në Prishtinë është pritur me emocione rezultati i “zgjedhjeve të lira e të drejta të procesit të zbatuar në Shtetet e Bashkuara”.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, Jacobson tha se me ri-zgjedhjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nuk do të ndryshojë politika amerikane karshi Ballkanit dhe Kosovës.

Sa i përket politikës, nuk pres ndonjë ndryshim të politikës karshi Ballkanit”, ka thënë ambasdorja Jacobson.

E njëjta do të vlente edhe nëse do të ishte zgjedhur Mitt Romney, sepse në Ballkan ne kemi një politikë dypalëshe me mbështetje dypalëshe".

"Pres që do të vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar në Ballkan dhe një partner i mirë për Kosovën”, tha për programin tonë, ambasadorja Jacobson.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG