Nga “shtetet e lëkundura” dhe “të zgjedhurit” e deri te “Zogu i Madh”- do të shpjegojmë disa nga termet dhe fjalë që duhet t’i dini për zgjedhjet presidenciale amerikane 2012.
Votimi në mungesë - Vota e hedhur nga dikush që nuk ka mundësi të vizitojë një qendër zyrtare votimi. Fletëvotimet në mungesë përdoren nga qytetarët amerikanë që gjenden jashtë vendit gjatë zgjedhjeve. Por, edhe nga votuesit që janë larg qarkut të tyre zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, që kanë paaftësi fizike të cilat i pengojnë që të shkojnë në një qendër votimi, ose që besimi fetar ua ndalon të shkojnë në qendër votimi.
Big Bird (Zogu i Madh) - Big Bird është një karakter nga shou televiziv “Sesame Street,” që transmetohet nga Sistemi Publik i Transmetimit(PBS). Gjatë debatit presidencial, kandidati republikan Mitt Romney tha se nuk do të hezitojë që të marrë vendime të vështira për të shkurtuar deficitin amerikan, përfshirë dhënien fund të financimit të PBS-së, me gjithë se pranoi se atij i pëlqen Zogu i Madh(Big Bird). Mbështetësit e presidentit Barack Obama u tubuan rreth kauzës së Big Bird dhe përdorën idenë e një të papuni të Big Bird për ta krahasuar me të pasurin Romney. Spotet zgjedhore të Obamës pohonin se Romney ishte i ashpër ndaj “Sesame Street” por i butë ndaj Wall Street-it.
Shtetet e kaltërta – një shtet ku Partia Demokratike ka një shumicë të qartë mbështetjeje.
Bundlers – janë njerëzit që mbledhin kontributet nga shumë individë dhe paraqeisin paratë për një fushatë zgjedhore. Ata janë përdorur nga ekipet e fushatave zgjedhore, që kur reformat financiare kufizuan kontributet personale që mund t’i bëjë një individ.
Votimi i hershëm - Votimi i hershëm është një proces që i lejon votuesit të votojnë pata datës së zgjedhjeve. Periudha kohore e votimit të hershëm ndryshon në shumicën e shteteve prej 4 dero 50 ditë para zgjedhjeve. Qëllimi është që të rritet pjesëmarrja në zgjedhje dhe të shmangen tollovitë në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.
Kolegji Zgjedhor – Sistemi që zyrtarisht zgjedh presidentin e SHBA-së. Numri i votave elektorale në çdo shtet është i barabartë me atë të përfaqësimit në Kongres, bazuar në numrin e qytetarëve që jetojnë në të. Kalifornia ka 55 përfaqësues në Kongres, prandaj edhe i takojnë 55 vota elektorale. Alaska, Wyoming, Delaware, Dakota Jugore dhe Vermonti kanë nga tre përfaqësues në Kongres dhe gëzojnë 3 vota elektorale.
Washington D.C. është distrikt i veçantë federal- jo shtet, prandaj nuk ka as senator dhe as përfaqësues zgjedhor në Kongresin amerikan. Por, nën amendamentin e 23-të të Kushtetutës së Amerikës, Distriktit të Kolumbisë i janë alokuar tre delegatë në Kolegjin Elektroal. Kjo e çon numrin total në 538 të zgjedhur.
Shumica e thjeshtë në Kolegjin Zgjedhor, aktualisht 270, duhet të arrihet për të fituar presidencën.
Elector(I zgjedhuri) - Një i zgjedhur, apo si njihet ndryshe edhe si ‘vota zgjedhore’ është një nga delegatët që dërgohet nga një shtet në Kolegjin Zgjedhor, pasi që janë përcaktuar rezultatet e votës popullore në zgjedhjet presidenciale. Në 48 shtete, kandidati që fiton votën popullore, fiton edhe votat e tëra të përfaqësuesve të zgjedhur. Nebraska dhe Maine janë dy përjashtime. Ato i ndajnë votat e tyre zgjedhore, sipas asaj që secili kandidat ka fituar votën popullore në distriktet e tyre kongresionale.
Stili socialist evropian - Kritikat e republikanëve ndaj Obamës se është munduar të zbatojë mënyrën e socializmit evropian në SHBA. Termi iu referohet thirrjeve të Obamës për rregulla më të mëdha të qeverisë në fushat si kujdesi shëndetësor, mjedisi dhe biznesi. Ka konotacion negativ nga perspektiva e votuesve amerikanë dhe mbështetësve të lëvizjes Tea Party, që duan të kufizojnë masën dhe rolin e qeverisë federale.
Gerrymandering – Praktika e rivizatimit të distrikteve zgjedhore në mënyrë që t’i japë një partie politike apo kandidiati përparësi. Çdo 10 vjet, pas një regjistrimi në SHBA, kufijtë e distrikteve kongresionale rivizatohen. Procesi psh drejtohet nga partia që kontrollon legjislaturën shtetërore. "Gerrymandering" është emëruar , pasi një guvernator shteti i shekullit të 19-të, e më vonë president- Elbridge Gerry- ndryshoi distriktin zgjedhor në të mirë të partisë së tij. Si rezultat distrikti shembëllente me formën e një picërraku.
Votuesi i pavarur – Personi që regjistrohet si një votues i papërcaktuar në SHBA, dhe nuk ka lidhje me partitë politike. Votuesit e pavarur shpesh votojnë për kandidatët dhe çështjet, më shumë, sesa mbi bazë të ideologjisë politike apo përkatësisë partiake. Ekipet zgjedhore fokusohen në votuesit e pavarur sepse në garat e ngushta ata përcaktojnë se kush fiton.
PAC – Komitetet politike të veprimit, janë grupe që bëjnë fushatë për njërin ose kandidatin tjetër specifik, për çështje të fletvotimeve, apo ligjet e propozuara.
Vota popullore – Votat e hedhura nga publiku i përgjithshëm që janë ndryshe nga ato të Kolegjit Zgjedhor. Vota popullore ndodh çdo katër vjet në të martën e parë pas së hënës së parë të nëntorit. Fitorja e votës popullore nënkupton se një kandidat e ka fituar shumicën e votave të publikut, por jo edhe vetë zgjedhjet.
Shteti i kuq- Shteti ku Partia Republikane ka përkrahjen e plotë të shumicës.
Thirrjet- Robo - Një teknikë komunikimi e fushatës, që përdor softuerë që thërrasin vetë numra, përkatësisht mijëra votues, dhe iu dërgon mesazhe telefonike.
Shtetet e lëkundura - Ky term i referohet një shteti që nuk ka shumicën e pastër dhe që mund të “lëkundet” nga njëra parti te tjera nga një palë zgjedhje te tjerat. Disa nga shtetet kryesore të lëkundura në zgjedhjet aktuale janë Ohio, Florida, dhe Colorado. Një shtet i lëkundur mund të ketë referenca edhe si “shtet beteje” ose “shteti i pupurtë”.
Tea Party – Një lëvizje politike e SHBA-së, mbështetësit e së cilës duan një qeveri të vogël dhe të kufizuar kushtetuese. Entuziastët e Tea Party(Partia e Çajit) kanë kërkuar shkurtime në shpenzimet e qeverisë dhe të taksave si dhe reduktim të borxhit kombëtar dhe të deficiti buxhetor. Tea Party nuk është zyrtarisht parti politike. Ajo është një zgjatim i lidhjes me grupet kombëtare dhe lokale, që përcaktojnë agjendën e tyre pa një udhëheqësi qendrore. Emri ka derivuar nga një protestë politike kundër regjimiy kolonialist britanik- “Boston Tea Party” – ku të kolonizuarit në vitin 1773 hodhën në Boston ngarkesa të çajit prej tri anijeve britanike me qëllim që të protesotjnë kundër taksave të parlamentit britanik. (a.i.)