Ndërlidhjet

Protestojnë për drejtësi e dinjitet para negociatave


Motoja e protestës së sotme "Drejtësi dhe dinjitet para negociatave"
Motoja e protestës së sotme "Drejtësi dhe dinjitet para negociatave"
Mbi njëqind protestues kërkuan gjatë një proteste në Prishtinë që bisedimet e Kosovës me Serbinë të kushtëzohen me identifikimin e kthimin e të gjithë personave të pagjetur, kërkim-faljen nga Serbia për shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë dhe kompensimin për dëmet e shkaktuara nga shteti serb.

Protesta me moton: “Drejtësi dhe Dinjitet para Negociatave” u organizua nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe Thirrjet e Nënave me mbështetjen e disa organizatave të tjera joqeveritare.

Takimi që shënoi nisjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë u mbajt më 19 tetor ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij serb, Ivica Daçiq dhe iniciatores së takimit- shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Bisedimet pritet të vazhdojnë javën e ardhshme me takimin e dytë ndërmjet kryeministrave të të dyja shteteve.

Që nga paslufta në Kosovë mbesin të zhdukur mbi 1700 persona.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG