Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 6 nëntorit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe sfiduesi i tij republikan, Mitt Romney, pritet të përqendrojnë forcat në ato shtete ku sondazhet e opinionit kanë sugjeruar se asnjëri kandidat nuk ka siguruar diferencën definitive të fitores.
Këto shtete përfshijnë Ohajon, Koloradon, Ajouan, Floridën, Nju Hempshirin, Uiskonsinin, Virxhinian dhe Nevadan.
Fituesi i presidencialeve në Shtetet e Bashkuara nuk është kandidati që siguron numrin më të madh të votave popullore në gjithë vendin, por ai që kap të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor. Çdo shtet ka një pjesë të votave zgjedhore, bazuar në madhësinë e tij.
Sondazhet e fundit mbarëkombëtare vazhdojnë të flasin për garë të ngushtë.
Pas disa ditësh pauzë, për shkak të stuhisë Sandy, e cila ka goditur bregun lindor të SHBA-së, Obama ka bërë fushatë në Uiskonsin dhe Nevada, ndërsa Romney në Virxhinia.
Romney, kësaj here, ka akuzuar presidentin Obama se bën përpjekje të zgjerojë agjencitë federale.
Ai dhe Partia e tij Republikane kanë thënë se janë kundër qeverisë më të madhe, duke argumentuar se zgjerimi mund të pengojë rritjen ekonomike.
Pas disa vjetësh rritje të ngadaltë, Romney ka thënë se Amerika ka nevojë për “ndryshim të vërtetë”, të cilin mund ta bëjë ai.
“Unë e di se ka disa njerëz që besojnë se duhet të mbetemi në drejtimin aktual dhe që mendojnë se gjërat janë në rregull. Unë nuk mendoj se status quo-ja është e mirë për Amerikën. Unë mendoj se Amerika përfundimisht ka nevojë për ndryshime të vërteta”, ka thënë Romney.
Obama, duke folur në Uiskonsin, ka adresuar po ashtu temën e ndryshimit, duke u kthyer te një motiv, i cili ka qenë kyç për fushatën e tij të suksesshme në zgjedhjet e vitit 2008.
Obama ka thënë se Romney, biznesmen dhe ish-guvernator i Masaçusetsit, në vend që të mbështesë ndryshimet e vërteta, ai thjesht mbështet politikat e njëjta të ish-presidentit George Bush.
“Tani, në javët e fundit të kësaj fushate, guvernatori Romney ka përdorur gjithë talentin e tij si shitës për politikat që kanë çuar vendin tonë në dështim – politikat që kemi bërë përpjekje t’i pastrojmë gjatë katër vjetëve të fundit. Ai i ofron ato si ndryshime”, ka thënë Obama.
Në një zhvillim tjetër, majori i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka theksuar mbështetjen e tij për Obamën.
Bloomberg ka përmendur nevojën për udhëheqje në ndryshimet klimatike, duke thënë se Obama ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të reduktuar konsumin e karbonit, të cilin shkencëtarët e fajësojnë për ndryshimet klimatike.(v.t.)