Ndërlidhjet

Jahjaga: Kushtetuta do të njohë komunitetin malazez


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se komuniteti nacional malazez do të njihet në Kushtetutën e Kosovës dhe në këtë mënyrë do të hiqen pengesat për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

“Ka një marrëveshje tek autoritetet kosovare që komunitetin malazez ta njohim si kategori kushtetuese. Kjo do të bëhet me amendamente të reja në Kushtetutë, të cilat do të miratohen më së voni për tre muaj”, ka thënë Jahjaga për televizionin e Malit të Zi.

Qeveria malazeze, në gjysmën e parë të këtij viti, ka sjellë vendim për hapjen e ambasadës së Malit të Zi në Kosovë.

Por, presidenti Filip Vujanoviq ka thënë se nuk do të nënshkruajë dekretin për emërimin e ambasadorit dhe nuk do të pranojë letrat kredenciale derisa komuniteti malazez të mos njihet në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG