Ndërlidhjet

Clinton shtyn përpara integrimin e Ballkanit


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton niset për në Ballkan, ku do t’i kërkojë Serbisë dhe Kosovës që t’i tejkalojnë dallimet e hidhura dhe të integrohen plotësisht në BE dhe në NATO, shkruan AFP.

Clinton, që së pari do ndalet për bisedime të hënën në Algjeri, mbi krizën politike në Mali, do të bashkohet me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton si pjesë e vizitës së saj në Ballkan, ku të dyjat pritet të shtyjnë përpara një integrim më të madh.

Një zyrtar i lartë i DASH-it, që ka dashur të mbetet anonim, ka potencuar se reformat janë të vështira, rruga për anëtarësim është e gjatë, dhe nëse bëni gjënë e duhur, dhe zbatoni atë, për të cilën jeni pajtuar, ju aktualisht keni kaluar vijën përfundimtare”.

Ky mesazh, shkruan AFP iu drejtohet, armiqve të hidhur, Serbisë dhe Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG