Një pianist turk është paraqitur këtë muaj në një gjykatë në Turqi, i akuzuar për ofendimin e islamit me komentet e tij.
Ky rast i ka shtuar shqetësimet lidhur me lirinë e të shprehurit në Turqi.
Personi i akuzuar është pianisti i njohur turk në përmasa ndërkombëtare, Fazil Say. Ai ka luajtur me Filarmoninë e Nju Jorkut, Orkestrën Simfonike të Berlinit, dhe ka shërbyer si ambasador kulturor i Bashkimit Evropoian.
Për shumë vite, kjo ka bërë që zoti Say, të shihet si vlerë në vendin e tij në Turqi.
Por, aktualisht, fokusi i autoriteteve turke nuk është në talentin e tij muzikor, si kompozitor dhe pianist në muzikën klasike dhe në xhez, por ai është në fokus për shkak të prirjes së tij për komente të ashpra lidhur me religjionin.
Pianisti 42-vjeçar ishte në një gjykatë turke për tu ballafaquar me akuzat se “publikisht i ka ofenduar vlerat fetare, që janë pranuar nga një pjesë e popullatës” dhe për “nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë publike”.
Sipas këtyre akuzave të prokurorëve ai mund të dënohet me 18 muaj burg, nëse shpallet fajtor.
Në gjykatë, Fazil Say i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka kërkuar lirim. Por, gjykata e ka shtyrë procesin deri në mes të shkurtit të vitit të ardhshëm.
Në mesin e arsyeve përse ai është akuzuar, ishte edhe shakaja që ai e kishte bërë për një myezin.
Pasi e kishte dëgjuar lutjen e myezinit nga një xhami e afërt, që kishte zgjatur vetëm 22 sekonda, e jo siç është e zakonshme, disa minuta, ai kishte komentuar me zë: “Përse kaq shpejt? A është duke ju pritur dashnorja apo rakia në tavolinë”.
Shumë islamistë konsiderojnë se komentet e këtilla janë të papranueshme, pasi islami e ndalon pirjen e alkoolit.
Por, për mbështetësit e pianistit Fazil Say, çështja nuk është vetëm feja, por edhe liria e të shprehurit.
Ata thonë se rasti kundër pianistit është vazhdim i modelit të goditjes arbitrare kundër çfarëdo komenti, që cilësohet fyes nga qeveria e udhëhequr nga islamistët e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
Në këtë kuadër, Sevim Dagdelen, politikane gjermane me origjinë turke, që ishte para gjykatës në mesin e mbështetësve të pianistit Fazil Say, thotë se ky është rast kundër lirisë së shprehjes.
“Ne besojmë se ky rast është në masë të madhe kundër lirisë së të shprehurit. Prandaj jam këtu për të shprehur solidaritet”, tha Sevim Dagdelen.
Ajo thotë se është e zemëruar për shkak të tendencës në rritje që intelektualët dhe shkrimtarët të dërgohen në gjykata.
Në këtë aspekt, rasti më i njohur është ai i fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk. Ai ishte paraqitur në gjykatë, në vitin 2005, për “fyerje të turqizmit”, pasi i kishte thënë një gazete zvicerane se turqit i “kanë vrarë 30 mijë kurdë dhe një milion armenë”.
Procesi gjyqësor kundër shkrimtarit Pamuk, që kishte shkaktuar tmerr ndërkombëtar, më vonë ishte tërhequr për shkaqe teknike. Por, gazetarë, shkrimtarë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe politikanë, më pak të njohur, nuk kanë pasur fat sikur zoti Pamuk.
Ata janë ndjekur dhe janë dënuar me burg ose me të holla për dhunim të ligjeve të paqarta, që e kufizojnë atë që mund të thuhet për histori, religjion dhe për terrorizëm.
Anthony Miles, nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit në Vjenë, që është organizatë që merret me lirinë e shtypit, thotë se këto raste tregojnë se në Turqi ka nevojë për reforma gjyqësore.
“Nëse janë këto raste që ndërlidhen me natyrën islamike të qeverisë ose nëse këto janë raste të ndërlidhura me ligjet e Turqisë për terrorizëm, mund të thuhet se pjesa më e madhe ka të bëjë me interpretimin e paqartë të ligjeve. Në Turqi ende janë të burgosur afro 70 gazetarë dhe pothuajse të gjithë ata janë burgosur sipas ligjeve për terrorizëm”, tha Mills.
Ai ka theksuar se ligjet për terrorizëm, mund të interpretohen nga gjyqtarët bile edhe në atë mënyrë, që gazetari që e bënë një intervistë me një militant, mund të cilësohet si akt terrorist.
Në raportin e progresit për Turqinë, të publikuar këtë muaj, Bashkimi Evropian e ka kritikuar Ankaranë për “shkelje periodike të së drejtës për liri dhe siguri dhe për gjykim korrekt si dhe për liri të shprehjes”.
Bashkimi Evropian ka thënë se kufizimet në liritë e mediave dhe numri në rritje i i rasteve të proceseve gjyqësore kundër shkrimtarëve dhe gazetarëve mbeten “çështje serioze”. (f. b.)