Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Shine Ya Light". Xhirimet për video-klipin “Shine Ya Light”, Rita Ora i ka bërë në Kosovë.
Qindra kosovarë e patën pritur atë, si në Aeroportin e Prishtinës, ashtu edhe para pallatit të Rinisë, ku këngëtarja me famë botërore, kishte kryer xhirime mbi obeliskun “Newborn”.
Me këtë rast britanikja, Daily Mail, e pati shënuar vizitën e pop këngëtares në Kosovë, duke thënë se “ajo u kthye te rrënjët e saj” për të kryer xhirime për spotin e ri.
Ylli, kishte Daily Mail, “dëshiron të ndihmojë që ta vendosë fuqishëm vendin e saj në hartë, duke xhiruar videoklipin e fundit në qytet”.
Dhe, gjykuar nga videoklipi, Rita Ora duket e ka arritur një gjë të tillë.
Rita Ora ka arritur suksesin e madh në Britani, me hitet e saj, të cilat janë ngjitur në majë të toplistave botërore.
Rita ka lindur në Prishtinë, dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe, kur ishte vetëm njëvjeçare.(z.p.)