Komisioni Evropian, ditë më parë, i ka ofruar Shqipërisë status të kushtëzuar të kandidatit, duke i kërkuar reforma në gjyqësor, në Parlament dhe në Ligjin e administratës civile, si kusht për të avancuar tutje. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, anëtari i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, nuk thotë se opozita ka përgjegjësi për një gjë të tillë, por i bën thirrje Qeverisë të zbatojë vendimet e gjykatës në lidhje me Fierin. Partia Socialiste pretendon se ka shumicën në këtë qark dhe se për këtë i ka dhënë të drejtë edhe gjykata.
RADIO EVROPA E LIRË
PANDELI MAJKO
Mendoj se vendimi i BE-së është një hap shumë i rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin midis palëve politike në Shqipëri,pra midis mazhorancës dhe opozitës. Arsyetimi nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin teknik, por duhet parë edhe në mënyrën se si sytë e ftohtë të ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ata të Brukselit, e shikojnë situatën në Shqipëri.
Pra, epruveta e fundit që po i ofrohet Shqipërisë, përballë një vendimi nga më të rëndësishmit pas 100 vjetëve shtet për të hyrë në familjen evropiane, është fakti se sa të aftë ne do të jemi të kapërcejmë pengesat për të bashkëpunuar midis dy palëve.
Mendoj se problemi që shtrohet aktualisht midis dy palëve, është kapërcimi i disa momenteve, siç është çështja e qarkut të Fierit, ku situata është thuajse absurde. Bëhet fjalë për një situatë, e cila aktualisht ka dy kryetarë qarku, të cilët ndajnë zyra të ndryshme. Njëri paguhet me pagë, dhe tjetri ftohet në mënyrë zyrtare nga ana e Qeverisë. Ne e kemi vënë jo si një kusht, por si një moment që ka të bëjë me një efekt të dyfishtë në marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës.
Çështja e parë është me mbylljen përfundimtare të kapitullit të zgjedhjeve lokale. Është një nga sëmundjet më të vjetra të historisë politike të Shqipërisë, në zgjatjen pambarim të rezultateve pas datës së zgjedhjeve dhe, së dyti, në zbatimin e vendimeve të gjykatave. Janë rreth 13 vendime gjykatash, duke filluar nga ajo më e ulëta e tek më e larta, të cilat rikthejnë në Këshillin e Qarkut rreth 11 anëtarë, përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët me pezullimin e tyre pas zgjedhjes, fillimisht të kryetarit socialist të qarkut, ndërruan balancën.
Ne kërkojmë që kjo të rikthehet atje ku filloi, dhe pas kësaj mendoj se në një kohë rekord, do të kemi plotësimin e kushteve teknike, që Brukseli ka vendosur si përpara mazhorancës, ashtu edhe përpara opozitës.
PANDELI MAJKO
Duket sikur është thjesht lokal, por zbatimi i vendimeve të gjykatës, sot në Shqipëri, është një nga problemet më thelbësore, e cila prek çështjen e pronës, një varg problemesh të marrëdhënieve të qytetarëve më sistemin gjyqësor dhe pastaj kjo është kthyer si moment politik në një çështje të tejzgjatur, ku zgjedhjet lokale kanë mbaruar në vitin 2011 dhe sot jemi në vitin 2012, dhe akoma nuk kemi një kryetar qarku zyrtarisht të pranuar nga pala tjetër.
RADIO EVROPA E LIRË
PANDELI MAJKO
Nëse do të shikohej si pengmarrje e opozitës ky proces, mendoj se do të ishte si një këndvështrim jo realist. Ajo që po kërkon Partia Socialiste, është zbatimi i vendimeve të gjykatave. Nëse zbatimi i vendimeve të gjykatave do të shikohej si pengmarrje, atëherë mendoj se komentet do të ishin të një natyre ironike.
PANDELI MAJKO
Në opinionin tim, me një punë të përbashkët, ashtu siç ndodhi me shumë, pavarësisht se kishte shumë pesimistë që mendonin se ndryshimet kushtetuese për çështjen e imuniteteve nuk do të kalonin në Parlament, historia vërtetoi krejtësisht të kundërtën.
Mendoj se me një punë të përbashkët, brenda një jave apo 10 ditësh, të tri momentet teknike që kanë të bëjnë me Gjykatën e lartë, me Reformën parlamentare dhe Ligjin e administratës civile, janë absolutisht të zgjidhshme në këndvështrimin tim.
PANDELI MAJKO
Mendoj se të thuash që në Shqipëri ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, është thuajse logjikë fëmijërore. Të gjitha tekstet e raporteve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet që janë zhvilluar përgjatë 22 vjetëve ne Shqipëri, pra këtu po ndaj përgjegjësinë jo vetëm për PD-në, por edhe për Partine Socialiste, pak a shumë teksti ka qenë sipas ritualit, këto zgjedhje ishin më të mira sesa ato të mëparshmet. Në asnjë rast nuk është deklaruar se zgjedhjet kanë qenë të lira e të ndershme.
Kjo është një shuplakë e një natyre shpesh të padukshme që klasa politike ka marrë dhe që me vetëdije nuk e ka pranuar. Arsyetimi është mbase tepër i komplikuar, por gjithsesi e shprehur në mënyrë të thjeshtë, është fakti se interesat e pushtetit në Shqipëri, kanë prevaluar, janë mbivendosur, mbi ato që kanë të bëjnë me interesat e vendit, sidomos me procesin e integrimit evropian.
PANDELI MAJKO
Do të jetë një fushatë e egër, do të jetë një fushatë që në disa drejtime do të jetë në një kontekst goxha të polarizuar, duke pasur parasysh se kemi një strukturë politike të ndryshuar. Janë dy parti politike të reja, të cilat përgjithësisht janë të orientuara nga sfondi i djathtë, që është partia e zotit Topi dhe partia e zotit Spahiu dhe që gjithsesi kanë kundërshtuar në vazhdim mënyrën e të bërit politikë të Partisë Demokratike.
Duket që kryeministri aktual, për t'u ballafaquar me këto ndryshime strukturore brenda së djathtës, ka zgjedhur si mënyrë veprimi, një mënyrë sjelljeje ekstreme, shfaqje të polarizuar, që u identifikua sidomos me grevën e urisë së të përndjekurve politikë. Po të vini re fjalorin, me të cilin u trajtuan këta njerëz që shkuan deri në sakrificën maksimale të djegies së vetvetes, mendoj se është lehtësisht e parashikueshme që zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë të vështira. Por, sigurisht, jo të pamundura!
Hapi i fundit do të jetë matematikor. Por, mendoj se i takon klasës politike dhe sigurisht një presioni që unë shpresoj të jetë në rritje, ashtu si vendimi i BE-së për të hapur negociatat, duke vënë si kusht realizimin e zgjedhjeve normale në 2013-n, për të pasur një situatë të balancuar dhe një rezultat të pritshëm.
RADIO EVROPA E LIRË
Mazhoranca thotë se ka një përgjegjësi specifike opozita për kushtëzimin që i bëri KE-ja statusit të Shqipërisë si vend kandidat për në BE. A ka përgjegjësi opozita për mosvotimin e këtyre tri kushteve?
PANDELI MAJKO
Mendoj se vendimi i BE-së është një hap shumë i rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin midis palëve politike në Shqipëri,pra midis mazhorancës dhe opozitës. Arsyetimi nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin teknik, por duhet parë edhe në mënyrën se si sytë e ftohtë të ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ata të Brukselit, e shikojnë situatën në Shqipëri.
Pra, epruveta e fundit që po i ofrohet Shqipërisë, përballë një vendimi nga më të rëndësishmit pas 100 vjetëve shtet për të hyrë në familjen evropiane, është fakti se sa të aftë ne do të jemi të kapërcejmë pengesat për të bashkëpunuar midis dy palëve.
Mendoj se problemi që shtrohet aktualisht midis dy palëve, është kapërcimi i disa momenteve, siç është çështja e qarkut të Fierit, ku situata është thuajse absurde. Bëhet fjalë për një situatë, e cila aktualisht ka dy kryetarë qarku, të cilët ndajnë zyra të ndryshme. Njëri paguhet me pagë, dhe tjetri ftohet në mënyrë zyrtare nga ana e Qeverisë. Ne e kemi vënë jo si një kusht, por si një moment që ka të bëjë me një efekt të dyfishtë në marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës.
Çështja e parë është me mbylljen përfundimtare të kapitullit të zgjedhjeve lokale. Është një nga sëmundjet më të vjetra të historisë politike të Shqipërisë, në zgjatjen pambarim të rezultateve pas datës së zgjedhjeve dhe, së dyti, në zbatimin e vendimeve të gjykatave. Janë rreth 13 vendime gjykatash, duke filluar nga ajo më e ulëta e tek më e larta, të cilat rikthejnë në Këshillin e Qarkut rreth 11 anëtarë, përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët me pezullimin e tyre pas zgjedhjes, fillimisht të kryetarit socialist të qarkut, ndërruan balancën.
Ne kërkojmë që kjo të rikthehet atje ku filloi, dhe pas kësaj mendoj se në një kohë rekord, do të kemi plotësimin e kushteve teknike, që Brukseli ka vendosur si përpara mazhorancës, ashtu edhe përpara opozitës.
RADIO EVROPA E LIRË
Megjithatë zoti Majko, a nuk është ky një problem gjithsesi lokal, përballë një çështjeje që është me interes më të gjerë, kombëtar, siç është integrimi i vendit?
PANDELI MAJKO
Duket sikur është thjesht lokal, por zbatimi i vendimeve të gjykatës, sot në Shqipëri, është një nga problemet më thelbësore, e cila prek çështjen e pronës, një varg problemesh të marrëdhënieve të qytetarëve më sistemin gjyqësor dhe pastaj kjo është kthyer si moment politik në një çështje të tejzgjatur, ku zgjedhjet lokale kanë mbaruar në vitin 2011 dhe sot jemi në vitin 2012, dhe akoma nuk kemi një kryetar qarku zyrtarisht të pranuar nga pala tjetër.
RADIO EVROPA E LIRË
Praktikisht, në qoftë se nuk zgjidhet kjo çështje që lidhet me qarkun e Fierit, ju do t'i mbani “peng”, të tri kushtet që BE-ja kërkon për t'i dhënë statusin Shqipërisë në dhjetor?
PANDELI MAJKO
Nëse do të shikohej si pengmarrje e opozitës ky proces, mendoj se do të ishte si një këndvështrim jo realist. Ajo që po kërkon Partia Socialiste, është zbatimi i vendimeve të gjykatave. Nëse zbatimi i vendimeve të gjykatave do të shikohej si pengmarrje, atëherë mendoj se komentet do të ishin të një natyre ironike.
RADIO EVROPA E LIRË
Nga ana tjetër, tri kushtet në vetvete, si i shikoni, të plotësueshme? A ndani kundërshti thelbësore për to?
PANDELI MAJKO
Në opinionin tim, me një punë të përbashkët, ashtu siç ndodhi me shumë, pavarësisht se kishte shumë pesimistë që mendonin se ndryshimet kushtetuese për çështjen e imuniteteve nuk do të kalonin në Parlament, historia vërtetoi krejtësisht të kundërtën.
Mendoj se me një punë të përbashkët, brenda një jave apo 10 ditësh, të tri momentet teknike që kanë të bëjnë me Gjykatën e lartë, me Reformën parlamentare dhe Ligjin e administratës civile, janë absolutisht të zgjidhshme në këndvështrimin tim.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Majko, sipas mazhorancës, opozita ka përgjegjësi edhe për një moment të dytë, kushtëzimin që iu bë procesit që pason marrjen e statusit, hapja e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, “baltosja” që i bëri opozita zgjedhjeve të vitit 200,9 bëri që për hapjen e negociatave të vihen si kusht zgjedhjet e vitit 2013. Keni një koment?
PANDELI MAJKO
Mendoj se të thuash që në Shqipëri ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, është thuajse logjikë fëmijërore. Të gjitha tekstet e raporteve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet që janë zhvilluar përgjatë 22 vjetëve ne Shqipëri, pra këtu po ndaj përgjegjësinë jo vetëm për PD-në, por edhe për Partine Socialiste, pak a shumë teksti ka qenë sipas ritualit, këto zgjedhje ishin më të mira sesa ato të mëparshmet. Në asnjë rast nuk është deklaruar se zgjedhjet kanë qenë të lira e të ndershme.
Kjo është një shuplakë e një natyre shpesh të padukshme që klasa politike ka marrë dhe që me vetëdije nuk e ka pranuar. Arsyetimi është mbase tepër i komplikuar, por gjithsesi e shprehur në mënyrë të thjeshtë, është fakti se interesat e pushtetit në Shqipëri, kanë prevaluar, janë mbivendosur, mbi ato që kanë të bëjnë me interesat e vendit, sidomos me procesin e integrimit evropian.
RADIO EVROPA E LIRË
Si prisni të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2013? Dukej e shqetësuar OSBE-ja në raportin e shtatorit kur thoshte se do të jetë një fushatë shumë e egër. Do të jetë e tillë?