Ndërlidhjet

Ngritja e çmimeve nuk kontrollohet nga askush


Ilustrim
Ilustrim
Në Kosovë nuk ka ndonjë mekanizëm që e rregullon tregun e çmimeve.

Mungesa e këtij mekanizmi po iu krijon hapësirë bizneseve që të bëjnë ngritje të çmimeve të vazhdueshme, duke dëmtuar kështu rëndë konsumatorin kosovarë, vlerësojnë përfaqësues të organizatave joqeveritarë për mbrojtje të konsumatorit dhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, fajin për mosekzistimin e këtij mekanizimi e hedhin tek njëra tjera.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thonë se krijimin e një mekanizmi të tillë duhet ta ketë Ministria e Financave, derisa zyrtarë të kësaj në Ministrie thonë se për këtë janë përgjegjëse institucionet tjera.

Sa i përket strukturës organizative të Ministrisë së Financave mund të them që nuk ka një organ, trup apo mekanizëm që bën kontrollimin e produkteve të çmimeve në Kosovë, edhe pse është vërejtur që sidomos në raste të caktuara, tregtarët e bëjnë ngritjen e çmimeve në një mënyrë jo adekuate, e cila nuk shkon në dobi të konsumatorit”, thekson Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thonë se Kosova ka tregun e lirë dhe çmimet caktohen në bazë të ofertës dhe kërkesës dhe nuk kanë ndonjë mekanizëm i cili do të bënte kontrollimin e çmimeve në treg.

Kryetari i Organizatës joqeveritare“Konsumatori”, Selatin Kaqaniku, thotë se ngritja e çmimeve të pakontrolluara ul fuqinë blerëse dhe rrjedhimisht standardin jetësor.

Dëmtimet janë të mëdha. Institucionet e shtetit nuk bëjnë kontroll dhe nuk na mundësojnë as neve ta bëjmë një gjë të tillë. Qytetarët të cilët jetojnë në varfëri, çdo ngritje e çmimeve iu shkakton ulje të standardit jetësor. Një ngritje më e madhe tash është te ngrohja, e sidomos te druri”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e matur e inflacionit në muajin shtator 2012 ka qenë 4,1 %, përderisa në muajin gusht ishte 3,1 për qind, në korrik 2,2 për qind, ndërsa në qershor të këtij viti 1,7 për qind.

Sipas ASK-së, ngritje të madhe të çmimeve në shtator kanë pasur perimet me 19,2 për qind, çmimet e drurit për ngrohje 16,1 %, rryma, gazi dhe lëndët djegëse 11,9 për qind, transporti personal 8,5 për qind, duhani 8,3 për qind, mishi 4 për qind, etj.

Një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë është edhe fiksimi i çmimeve nga tregtarët. \

Kjo dukuri kontrollohet nga Autoritetet i Konkurrencës.

Halit Shabani, anëtar i këtij mekanizimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në raste kur ata kanë ndonjë informacion se disa ndërmarrje kanë bërë fiksim të çmimeve, ata ndërmarrin masa konform ligjit.

Nëse në gjejmë apo kemi ndonjë rast që dy apo më shumë ndërmarrje kanë marrëveshje për fiksim të çmimeve apo ngritje të çmimeve, atëherë është në fushën e konkurrencës dhe ne do të ndikojmë”, shprehet Shabani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG