Ndërlidhjet

Shah-mat nga Elham Gërbeshi


Elham Gërbeshi dhe pasioni për shahun
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:06:32 0:00

Elham Gërbeshi dhe pasioni për shahun


Në kuadër të rubrikës sonë të përmuajshme, IQ, nëpërmjet të së cilës prmovohen fëmijët e jashtëzakonshëm në Kosovë, personazhi i këtij muaji është Elham Gërbeshi, një fëmijë me sy të ndritshëm gjashtë-vjeçar.

Pasioni i këtij vogëlushi është shahu. Nxënësi i klasës së parë në shkollën fillore ’’Meto Bajraktari’’ në Prishtinë, është vëlla i katër motrave. Një prej vendeve që më së shpeshti viziton është selia qendrore e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, për të luajtur shah.

Shahun ka nisur ta luajë në moshën tre vjeçare dhe që prej atëherë, nuk është ndalur.

Me një qetësi të jashtëzakonshme, goxha i ndrojtur dhe ëmbëlsi në fytyrë, Elhamiu e kaloi një ditë me redaksinë e Radios Evropa e Lirë, për të treguar aftësitë që zotëron.
XS
SM
MD
LG