Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia do ta humbasë Kosovën, nëse nuk e ndalë rënien e pozicionit të saj në procesin negociator.
Ai ka tërhequr vërejtjen kundër izolimit të Serbisë.
“Kundër Thaçit, kam luftuar, dhe po të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, sigurisht se edhe do të fitoja. Nga viti në vit, duke humbur kohën, Serbia ngadalë po e humb Kosovën. Mund të sillemi si Greqia dhe të themi se Konstandinopoja është kryeqytet grek, por ajo më nuk është, ndërsa ata flasin për këtë tash e 100 vjet”, ka thënë Daçiq për televizionin shtetëror serb.
Komentet e tij vijnë disa ditë pas takimit të parë në mes tij dhe kryeministrit kosovar të zhvilluar në Bruksel.
Ai ka thënë se tani platforma për bisedime mbi Kosovën duhet të jetë fleksibile dhe t’i përgjigjet rrethanave në të cilën gjendet Serbia.
Daçiq ka theksuar se Serbia duhet të gjejë zgjidhje për Kosovë, sepse sipas tij, Kosova është problem në të gjitha segmentet.
Ai ka pranuar se në bisedimet e ardhshme, statusi nuk do të jetë temë qendrore.
“Nuk jam i sigurt se tema e statusit do të jetë temë qendrore, por, relaksimi i raporteve dhe përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur kryeministri serb.(a.i.)