Ndërlidhjet

Nënshkruhet kontrata për privatizimin e KEDS-it


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Kosovës kanë nënshkruar kontratën me konzorciumin Çalik & Limak për shitblerjen e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe të konzorciumit Çalik &Limak kanë theksuar se privatizimi i KEDS-it do të ndikojnë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) është bërë në qershor të këtij viti. Komiteti Qeveritar i Privatizimit (KQP) ka shpallur konsorciumin“Limak &Çalik”, ofertuesin e preferuar.

“Limak&Çalik” ka ofruar ofertën prej 26.3 milionë eurosh.

Ndërkohë mbi 100 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e të cilëve edhe disa nga deputetët e partisë, e kanë rrethuar objektin e qeverisë sot duke kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Distribucionit për Furnizim me Energji elektrike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG