Ndërlidhjet

KPJ: Rezoluta e Qeverisë, e pakuptimtë dhe e njëanshme


Ilustrim
Ilustrim
Klubi për Politikë të Jashtme ka reaguar sot lidhur me rezolutën e propozuar nga Qeveria për "përmirësimin e marrëdhenieve" me Serbinë.

Në deklaratën e lëshuar nga KPJ thuhet se rezoluta e propozuar nga Qeveria e Kosovës për t’u miratuar në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte është e pakuptimtë dhe e njëanshme.

“Serbia dialogun me Kosovën nuk po e quan dialog për përmirësimin e marrëdhënieve. Për të dialogu është mënyrë e shkëputjes së një cope të Kosovës ose e mbajtjes së një gjendjeje të konfliktit të ngrirë. Është i njëjti yrysh absurd sikur ai për t’u takuar me udhëheqësit serbë, ndërkohë që këta i refuzonin takimet me udhëheqësit shtetërorë kosovarë”, thuhet në deklaratë.

Më tutje në reagimin e KPJ-së thuhet se kjo rezolutë është e paqartë, e mjegullt dhe lë hapësirë që ajo të keqpërdoret nga qeveria.

“Kuvendi i Kosovës do ta miratojë rezultatin final të procesit të bisedimeve, me një fjalë lëmshin që do ta shkaktojë Qeveria do ta marrë përsipër Kuvendi. Duke e miratuar këtë rezolutë Kuvendi i Kosovës e legjitimon rirregullimin e brendshëm shtetëror që do të vijë si pasojë e negociatave me Serbinë për veriun e Kosovës. Kështu Kuvendi i Kosovës me vetëdije të plotë dhe me dëshirën e tij po vihet në shërbim të Qeverisë, duke i shërbyer asaj si trampolinë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Klubi për Politikë të Jashtme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG