Ndërlidhjet

Vulin: S’do t’i heqim institucionet nga Kosova


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka deklaruar sot në Mitrovicë se Serbia nuk do të shpërbëjë institucionet e saj në Kosovë.

“Heqja e institucioneve serbe nuk është e mundur, jo vetëm pse një gjë e tillë është kundër Kushtetutës dhe ligjeve tona, por është edhe kundër nevojave të banorëve”, transmeton Tanjug deklaratën e Vulint.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Vulin i ka bërë këto komente pasi ka vizituar studentët e Universitetit të Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicë.

“Bota duhet të kuptojë se Serbia është në dispozicion këtu”, ka thënë Vulin.

Diplomatët evropianë i kanë kërkuar shtetit serb të heqë strukturat paralele nga Republika e Kosovës, si kusht për të avancuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG