Maqedonia, sipas drejtuesve të institucioneve, ka shënuar rezultate të mira sa i përket luftimit të analfabetizmit, por shifra konkrete nuk ka, për shkak të dështimit të regjistrimit të popullsisë në prill të këtij viti.
Ata thonë se shifra mund të jetë mes 2 dhe 3 për qind, megjithatë zyrtare ende janë të dhënat e regjistrimit të vitit 2002, sipas të cilave 3.75 për qind e popullatës është analfabete apo 63 mijë e 562 persona që nuk dinë shkrim dhe lexim. Prej tyre shumica janë të gjinisë femërore, 76 për qind apo 48 mijë e 569, kundrejt 14 mijë e 993 meshkujve.
Sa i përket shtrirjes gjeografike, nga të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, rezulton se numri më i madh i personave analfabetë është në rajonin e Shkupit me dhjetë komunat që janë të përbërjes së saj administrative.
Ky numër sillet në mbi 20 mijë persona, ndërsa sa i përket përbërjes etnike, dominion popullata rome.
Për uljen e numrit të personave analfabetë, institucionet kanë ndërmarrë masa të ndryshme ligjore, siç janë arsimi i obliguar, gjobat, hapja e shkollave të posaçme, e kështu me radhë.
Një ndër to është edhe shkolla e personave të rritur “Makarenko”, në të cilën mësimin fillor mund ta ndjekin, jo vetëm të interesuarit nga Shkupi, por edhe më gjerë. Të dhënat që jep drejtori i shkollës, Ramë Ramadani, megjithatë nuk flasin për ndonjë ulje të numrit të personave analfabetë nga ato të regjistrimit të popullsisë nga viti 2002. Ai thotë se në këtë shkollë për çdo vit regjistrohen prej 300 deri 500 persona, të cilët nuk kanë të kryer shkollimin fillor apo që nuk dinë shkrim dhe lexim.
“Sipas statistikave, të cilat posedojmë, numri më i madh është i romëve, pastaj i shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve, numri më i vogël është i të tjerëve. Nëpër vendet rurale, shkollimin fillor e ndërpresin sidomos gjinia femërore, e edhe meshkujt, por numri i tyre është më i vogël në krahasim me atë të gjinisë femërore. Sipas të dhënave të statistikës, numri i analfabetëve në Maqedoni është i madh - vetëm në Shkup mbi 20 mijë janë të regjistruar si analfabetë”, thotë Ramadani.
Ai sqaron se në marrjen e vendimit për të mbaruar shkollimin fillor, ndikojnë shumë faktorë.
“Një ndër arsyet është për rregullimin e statutit të tyre për punësim, pastaj në bazë të ligjeve të fundit çdo person që dëshiron lejen për vozitje, duhet të ketë arsimin fillor kështu që edhe janë më të interesuar dhe vijnë për kryerjen e arsimit fillor” , sqaron drejtori Ramadani.
Nga ana tjetër, duke folur për komunitetin rom, i cili në veçanti është i prekur me analfabetizmin, Nexhdet Mustafa, ministër në Qeverinë e Maqedonisë angazhuar për “Dekadën e romëve”, thotë se po bëhet gjithçka për ndryshimin e gjendjes, e cila për dallim nga e kaluara, ka ndryshuar, ndërsa si problem serioz veçon gjendjen e rëndë sociale të komunitetit rom, që reflektohet edhe në procesin arsimor.
“Kemi një numër shumë, shumë të madh të fëmijëve, të cilët nuk kanë arritur të përfundojnë arsimin fillor, por edhe atë të mesëm për shkak se siç e dimë të gjithë ne, më shumë se 90 për qind e familjeve rome mbijetojnë me ndihma sociale. Kjo është një nga pengesat kryesore që fëmijët nuk kanë mundur të kryejnë arsimin e tyre. Duke marrë parasysh këtë gjendje të tyre, e cila është më e ndjeshme nga të gjitha komunitetet tjera, ne kemi ndërmarrë masa që t’i ndihmojnë familjet rome me bursa për të arsimuar fëmijët e tyre”, thotë Mustafa.
Ai shprehet i bindur se projekti i quajtur “Dekada e romëve” do të japë rezultat të mirë në përfundimin e tij në vitin 2015.
Përveç kushteve ekonomike, në disa zona të thella malore ndikojnë edhe rrethana tjera të mentalitetit apo traditës për ndalimin e fëmijëve nga shkolla, që për drejtuesit e institucioneve, janë të pakuptueshme.
“Jo rastësisht edhe me ligj, me norma të posaçme juridike, me të cilat ata prindër, që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla, ata do të gjobiten me një sasi të konsiderueshme të parave, që t’i detyrojmë që fëmijët e tyre të mos mbeten të pashkolluar. Si kategori më e ndjeshme e popullatës së Maqedonisë, e cila nuk i dërgon fëmijët e tyre në shkollë, është ajo e bashkësisë etnike rome në vendbanime të ndryshme ku edhe zhvillohet ‘Dekada e romëve’ - një politikë e qeverisë që ata sa më shumë t’i motivojmë dhe t’i sensibilizojmë për rëndësinë dhe peshën e arsimimit”, thekson zëvendësministri i arsimit, Safet Neziri.
Ai shton se masat e këtilla, përveç efektit në uljen e analfabetizmit do të reflektohen pozitivisht edhe në uljen e dukurive tjera negative të delikuencës pasi pikërisht fëmijët apo personat që mbeten jashtë sistemit arsimor shkaktojnë probleme më të mëdha në shoqëri.
Drejtuesit e institucioneve thonë se Maqedonia është nënshkruese e të gjitha deklaratave ndërkombëtare për luftimin e analfabetizmit dhe në këtë drejtim do të bëjë gjithçka për t’i respektuar këto detyrime që në radhë të parë janë në dobi të shtetit dhe qytetarëve të tij.