Fëmijët të cilët abuzohen nga prindërit në Kosovë nuk janë të paktë. Në përgjithësi, numri i fëmijëve të abuzuar të cilët identifikohen arrin në 200, kanë deklaruar autoritetet e rendit.
Muhamet Gjocaj, drejtor i departamentit të mirëqenies sociale, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, deklaron për Radion Evropa e Lirë, se në kuadër të ministrisë në fjalë, nuk ka ndonjë qendër ku fëmijët e abuzuar do të mund të strehoheshin.
Por zoti Gjocaj shton se shërbimet për këta fëmijë i paguajnë, nëpër qendra të specializuara në organizata joqeveritare të cilat ekzistojnë në Kosovë.
“Ne nuk kemi qendra tona si ministri vetëm për fëmijë, por paguajmë shërbimet për këta fëmijë në qendrat ekzistuese joqeveritare, profesionale për trajtimin e këtyre fëmijëve. Deri para 4 vitesh ka qenë një organizatë angleze ku ne kemi pasur bashkëpunim me ta, dhe aty janë trajtuar fëmijët. Pastaj, është formuar një qendër tjetër me punëtorë, dhe aty i strehojmë fëmijët”, shprehet Gjocaj.
Por, sipas tij, fëmijët kanë të drejtë qëndrimi në këto qendra vetëm 6 muaj.
“E drejta e fëmijëve që të qëndrojnë aty është 6 muaj. Aty qëndrojnë fëmijët të cilët abuzohen nga prindërit e vet fizikisht, psikologjikisht apo seksualisht. Pas 6 muajsh, zakonisht gjejmë forma alternative për këta fëmijë dhe familja zakonisht krijon kushte që t’i kthejë fëmijët, në bashkëpunim me policinë, me gjyqësorin, krijohen kushte, ndonjëherë jo me shumë dëshirë, por që krijohen kushte dhe kthehen”, shpjegon Gjocaj.
Ndërkaq, autoritetet e rendit kanë deklaruar se numri i fëmijëve të abuzuar të cilët raportohen, nuk është alarmant , por që sipas tyre nuk është i vogël. Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës jep më shumë hollësi.
“Në total, numri i fëmijëve të abuzuar, rreth 200 fëmijë në vit. Por, kjo nuk është statistikë e fëmijëve që abuzohen vetëm nga prindërit, por në përgjithësi. Fëmijët e strehuar përkohësisht vizitohen ndonjëherë nga policia”, bën të ditur ai.
Derisa Lulzim Beqiri, drejtor i departamentit për integrime evropiane dhe koordinim të politikave në kuadër të ministrisë së drejtësisë, pohon se mungesa e qendrave për trajtimin e fëmijëve të abuzuar është një fakt, dhe se sipas tij për këta fëmijë nuk ka as statistika të sakta meqë mungon një koordinim mes institucioneve.
“Ne jemi në fazën fillestare pas krijimit të këshillit nga ana e qeverisë për mbrojtje dhe drejtësi në fëmijë, që t’i identifikojmë të metat në këtë sistem. mungon një mekanizëm i tillë i statistikave dhe mungon një vend ku mund të adresohen problemet”, bën të ditur Beqiri.
Ndërkaq, Habit Hajredini, nga zyra për qeverisje të mirë, në kuadër të kryeministrisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në mungesë koordinimi institucional, as zyra në fjalë nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë abuzohen dhe se ku përfundojnë ata.
“Nuk ka statistika sepse kërkohet të ketë koordinim institucional. Tani po përpiqemi që nëpërmjet këshillit për mbrojtjen dhe të drejtën e fëmijëve të dalim me të dhëna publike se sa është numri i të abuzuarve".
"Nuk kemi informata për strehimore, sepse nuk na lejohet qasja për shkak të nevojës për konfidencë që ka, kjo është edhe qëllimi i këtyre qendrave”, shprehet Hajredini.
Derisa drejtuesi nga këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala pohon se ligjet të cilat aktualisht Kosova po pretendon t’i adaptojë lidhur me këtë çështje, nuk përputhen me standardet e Kosovës.
“Ne e bëjmë një gabim që po mundohemi që të gjitha ligjet e BE-së t’i adoptojmë që të integrohemi në BE. Te ne është e parealizueshme kërkesa që të zbatohet standardi, meqë te ne mungojnë shumë gjëra. Në Kosovë, shumë ë fëmijë i kalojnë në rrugë 10 orë, apo 18 orë, dhe frekuenton kafene të ndryshme duke shitur, patjetër bie në kundërshtim me ligjin”.
“Ne kemi përvoja, monitorojmë edhe qendrat korrektuese dhe mendoj se shumë nga ta kanë filluar duke punuar, dhe kanë përfunduar në qendra korrektuese. Ata edhe në qoftë se e kryejnë një program që u ofrohet në qendra përkatëse, e kanë të vështirë të integrohen në shoqëri më pastaj”, thotë Shala.
Sidoqoftë, sipas autoriteteve të rendit, në rast të identifikimit të fëmijëve të abuzuar , qasja ndaj tyre është e veçantë dhe konform rregullave, deri sa të dërgohen në qendrat përkatëse.