Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Serbisë heqjen e strukturave paralele


Veri, foto nga arkivi
Veri, foto nga arkivi
Përfaqësuesja e Delegacionit të Shteteve të Bashkuara në OSBE, Nida Gelazis ka kërkuar nga Serbia që t’i shpërbëjë strukturat paralele në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

Ajo ka bërë këto komente gjatë një takimi të grupit punues të OSBE-së në Vjenë, mbi zbatimin e të drejtave të njeriut, në veçanti të pakicave.

Përfaqësuesja amerikane, sipas deklaratës së publikuar në uebfaqen e OSBE-së, ka thënë se Kosova edhe pse nuk është anëtare e OSBE-së, duhet të zbatojë përkushtimet e OBSE-së për mbrotjtjen e minoriteteve.

Qeveria e Kosovës, ka thënë ajo, duhet të vazhdojë, që të adresojë në praktikë shqetësimet e serbëve të Kosovës, romëve dhe komuniteteve tjera pakicë.

Gelazis, e ka quajtur hap pozitiv hapjen e zyrës administrative në veri të Mitrovicës.

Është thelbësore për Serbinë, e cila gjendet në këtë tavolinë, që t’i japë fund institucioneve paralale në veri të Kosovës. Këto institucione e minojnë sundimin e ligjit dhe ofrojnë bazë për mospajtim mes shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, në veçanti të serbëve, që dëshirojnë të bashkëpunojnë me institucionet legjitime të Kosovës”, ka thënë ajo, duke potencuar si të papranueshëm, pengimin e sundimit të ligjit nga ana e zyrtarëve serbë në veri.

Në vitin e kaluar është parë një vazhdim i pengimit të autoritetit të ligjshëm në veri të Kosovës, përfshirë aktet e dhunshme dhe retorikën nxitëse të zytrarëve serbë, që kanë kërcënuar me 'reciprocitet' për veprimet e ligjshme dhe provesionale të forcave paqeruajtëse. Kjo duhet të ndalet”, ka thënë përfaqësuesja amerikane në OSBE.(a.i.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG