Këtë javë pritet të fillojë procesi hetues për rastin “Monstra”, që ka të bëjë me vrasjen e 5 maqedonasve në muajin prill në afërsi në Shkupit.
Procesi fillon me thuajse pesë muaj vonesë, gjë që ka ngritur dyshime mbi epilogun e gjithë këtij procesi dhe shqiptimin e mundshëm të dënimeve ndaj të arrestuarve, të cilët, tani pesë muaj po mbahen në paraburgim nën dyshimin e veprës penale, terrorizëm.
Paralajmërimi për nisjen e procesit është bërë vetëm pas sigurimit të një dëshmitari të mbrojtur, pasi sipas avokatit mbrojtës, Naser Raufi, prokuroria deri më tani nuk ka gjetur qoftë edhe një provë që do të dëshmonte fajësinë e gjashtë personave të arrestuar gjatë aksionit policor në muajin maj.
Avokati Raufi thotë se ka dyshime të mëdha për gjithë këtë proces që kishte shkaktuar tensione ndëretnike e protesta të shumta në Shkup.
“Arsyeja kryesore është intervali kohor, pasi kaloi shumë kohë që tani të prezantohet dëshmitari, do të thotë, kjo ndodhë pesë muaj pas arrestimit të të dyshuarve, kjo është një kohë shumë e gjatë dhe këtu qëndron dyshimi im. Po ashtu mendoj se nuk ka prova tjera që të ketë aktakuzë dhe të arsyetohet paraburgimi. Dëshmitari i koduar është si rezultat i mungesës së provave”, thotë avokati Raufi.
Ai shton se pas shqyrtimit të rastit nga gjykatësi hetues, prokuroria duhet të formojë aktakuzën, dhe nëse kjo nuk ndodhë, atëherë të arrestuarit duhet të lirohen pas 30 ditëve, kur edhe i mbushin 6 muaj në paraburgim.
Ndërkohë, lidhur me shpeshtimin e dukurisë së përdorimit të dëshmitarëve të mbrojtur, dilema kanë ngritur edhe ekspertët për çështje juridike
Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strazburg, thotë se dëshmitari i mbrojtur duhet të paraqesë dëshmi sikur edhe dëshmitarët e tjerë, por, në rastet e këtushme nuk përjashtohet edhe mundësia e keqpërdorimit të këtij institucioni.
“Rrëfimi i dëshmitarit të mbrojtur gjithmonë mund të keqpërdoret andaj kjo duhet të shmanget si mundësi, edhe pse ligjërisht mund të përdoret, por duhet që të dëshmohet ajo që ai e prezanton. Ai duhet të merret në pyetje në mënyrë që të mos lihen dyshime mbi dëshminë e tij”, tha Nikollovska.
Edhe Osman Kadriu, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese, thotë se duhet pasur kujdes të veçantë për përdorimin e dëshmitarëve të mbrojtur, pasi ka raste të shumta kur pikërisht ata kanë qenë vendimtar për shpalljen e një personi fajtor.
“Kemi pasur raste kur dëshmitari i mbrojtur është keqpërdorur, është ushtruar një presion psikologjik në radhë të parë, ndërsa ka raste kur ndaj tyre është përdorur edhe forca prej organeve të policisë, që ai të dëshmojë për çështje të cilat fare nuk janë të vërteta, nuk janë të sakta dhe e gjithë kjo bëhet me të vetmin qëllim, që në procedurën penalo-juridike i akuzuari të shpallet fajtor”, thotë Osman Kadriu.
Përveç për rastin “Monstra”, dëshmitarë të mbrojtur janë paraqitur edhe në raste tjera, siç është edhe ai me ish ministrin e Brendshëm, Lube Boshkovski që është dënuar me disa vite burg lidhur me siç ishte thënë me financimet e jashtëligjshme gjatë fushatës zgjedhore dhe akuza tjera.