Ndërlidhjet

SEEMO: Gazetarët në Kosovë të kenë qasje të lirë në ngjarje


Organizata e Mediave e Evropës Juglindore, SEEMO, me seli në Vjenë, që është bashkëpunëtore e Institutit Ndërkombëtar për Shtyp (IPI), është e shqetësuar për raportet se gazetarët e Kohës Ditore dhe televizionit Kohavision në Prishtinë, ishin parandaluar nga mbulimi i ngjarjes madhore kulturore, festivali i filmit PriFest në Prishtinë.

Mëtutje, në njoftimin për media të SEEMO-s, theksohet se më 26 shtator 2012, Vjosa Berisha, drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës, e ka parandaluar gazetarin e Kohës Ditore nga pjesëmarrja në festival dhe mbulimin e premierës së filmit Tri Botët.

Dy ditë më vonë, thotë SEEMO, është parandaluar edhe ekipi i Kohavisionit nga filmimi i një shfaqjeje tjetër.

Sekretari i përgjithshëm i SEEMO-s , Oliver Vujoviq, thotë se “PriFest është ngjarje publike. Drejtoresha nuk duhet të bëjë vendime personale lidhur me atë se cilët gazetarë lejohen të marrin pjesë. I ftoj autoritetet kulturore të Kosovës që të garantojnë qasje të lirë të mediave në të gjitha ngjarjet publike”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG