Deklaratat e ndryshme që bënë, përgjatë javëve të shkuara, zyrtarët në Prishtinë, Beograd dhe Bruskel nuk hodhën dritë mbi perspektivën e fazës së ardhshme të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës e Serbisë.
U bë më i zëshëm interesimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luajtur, ndonëse në funksionin mbështetës, një rol më të madh në këtë proces.
Megjithatë, mbetet e panjohur mënyra se si palët e përfshira synojnë t’ju përvishen një kapitulli më politik të procesit të dialogimit që temë boshte pritet ta ketë zgjidhjen e status quo-së më se 13 vjeçare në pjesën veriore të Kosovës.
Derisa në zyrën e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, flasin për nevojën që “të ketë gatishmëri politike tek të gjitha palët” në marrjen e “vendimeve të vështira” duket se vazhdojnë të ekzistojnë dilema për t’i ballafaquar vizionet e ndryshme për zgjidhjen e çështjes së veriut.
Deputetja në Parlamentin Evropian, Doris Pack, theksoi në një bisedë me Radion Evropa e Lirë rëndësinë që ndarja apo ndryshimi i kufijve të mos figurojnë fare si opsione në tavolinën e diskutimeve të ardhshme.
“Nuk e di se çfarë sillet në kokat e njerëzve në Beograd; nuk e di as se çfarë sillet në kokat e politikanëve në Prishtinë. Por, mendoj se meqë jemi të përfshirë në këtë situatë duhet të ecim përpara në mënyrë strikte që do të thotë se nuk bën të lejojmë çfarëdo ndarje apo ndryshim të kufijve”, tha ajo.
Se nuk bën të flitet për ndarjen e veriut është kuptuar tashmë edhe në Beograd, por ka vazhduar të hedhet poshtë përqafimi i çfarëdo opsioni që do të nënkuptonte hedhjen e një hapi përpara në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Autoritetet në Serbi folën së fundi për pamundësinë e qeverisë që të hiqet në tërësi prezenca e Beogradit nga Kosova duke zbehur kështu shpresat për interesimin në zhbërjen e strukturave paralele në veri- si kërkesë e vazhdueshme e evropianëve.
Prishtina zyrtare, ndërkaq, la të kuptohet se është duke e përgatitur një strategji për bisedimet me palën serbe, ndërsa ritheksoi synimin për ta integruar atë pjesë në jetën shoqërore e institucionale të vendit.
Pack tha se diskutimet për veriun nuk duhet të përfundojnë në ndonjë zgjidhje që nuk do të kishte për bazë planin e Ahtisaarit.
“Ekziston tani një strategji e re-e vetmja strategji: për ta vazhduar dialogun gjatë të cilit do të duhej të diskutohej një zgjidhje politike për veriun e Mitrovicës. Por, mendoj se nuk bën t’ia lejojmë vetës ta diskutojmë këtë çështje në ndonjë mënyrë tjetër përveç zbatimit të planit të Marty Ahtisaarit edhe atje”, u shpreh eurodeputetja Pack për të theksuar rëndësinë e një angazhimi të shtuar të Catherine Ashtonit në krijimin e një qasjeje unike në BE sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd.
“Zonja Ashton duhet të punojë në faktin që ekzistojnë ende pesë shtete në Bashkimin Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ajo.
Dialogu i deritashëm teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë kishte nisur në marsin e vitit të shkuar, ndërsa u ndërpre po në marsin e këtij viti për shkak të zgjedhjeve serbe.
Gjatë nëntë raundeve të bisedimeve palët kishin arritur shtatë marrëveshje, zbatimi i të cilave është vënë si parakusht për të hyrë në fazën më politike të dialogut.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit përmendet si synim themelor i këtij procesi, por nuk dihet se cili do të jetë modeli me të cilin mund të arrihej kjo gjë.