Komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, të cilat kanë dalë si rezultat i dokumentit të Ahtisaarit, janë një tregim i suksesshëm për Kosovën dhe ato po zhvillohen gradualisht dhe sigurt, vlerësojnë disa nga zyrtarët e lartë të këtyre komunave.
Por, cilat janë problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë në këto pjesë të Kosovës?
Në rubrikën tonë të përjavshme, VOX, kemi intervistuar disa të rinj nga Graçanica, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, për t’i pyetur për problemet e tyre.
Disa nga ta thonë se ju mungon lëvizja e lirë, derisa të tjerë thonë se janë të kënaqur me jetën aty.
Anxhela, 20-vjeçare, thotë se jeton mirë në Graçanicë. Ajo aty ka shoqërinë, familjen. Por, Anxhela thotë se i mungon një gjë:
“Krejt i kam, jetoj mirë në Graçanicë. Veç para nuk kam. Përndryshe po të kisha më shumë të ardhura, do të isha shumë e lumtur me jetën në Graçanicë”.
Por, jo edhe Maja Mirkoviq, thotë kështu:
“Nuk kemi çka të bëjmë, as me çka të merremi. Çdo ditë mendoj se është e njëjtë. Shkollë-shtëpi, ndonjëherë dalim edhe kjo është e gjitha. Mendoj se përveç shkollës, na duhet edhe ndonjë aktivitet që të merremi. Së fundi, është hapur një qendër për të rinj dhe mendoj se është bërë shumë mirë”.
Maja, gjithashtu, shton se e ka edhe një problem, e që mendon se lidhet me lirinë e lëvizjes.
“Prindërit nuk na lejojnë që të dalim natën shpesh. Është një kafeteri ku prindërit na lejojnë të dalim të premteve dhe kjo është e gjitha”, shton Maja Mirkoviq.
Ndërkaq, Milica Trajkoviq thotë se Graçanica nuk është ndonjë vend që të jep mundësi të shumta.
“Nuk kemi ku të dalim. Për fëmijë bëhen disa organizime, por për të rinj shumë pak. Në Graçanicë, janë disa mundësi të vogla për t’u marrë me aktivitete, por nuk mjaftojnë”, thotë Milica.
E, Mirjana 23-vjeçe thotë se të rinjve në këtë vend u mungon lëvizja e lirë.
“Ka probleme, me të cilat ballafaqohen të rinjtë. Për shembull, lëvizja e lirë. Pak vende për t’u argëtuar, pak vende për aktivitete të lira. I vetmi vend në Graçanicë është një Qendër Rinore, ku mund të merresh me disa aktivitete, por mendoj se nuk mjafton”, shprehet Mirjana.
Deri më tash janë themeluar komunat me shumicë serbe në Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot. Ndërkaq, komuna e Novobërdës ka përfituar duke e zgjeruar territorin e saj.
Në anën tjetër, i riu Aleksander Maksimoviq, pohon se kohëve të fundit ka pasur disa lëvizje pozitive në këtë komunë që janë bërë për të rinjtë.
“Ajo që çdokush do ta vërente, është mungesa e lëvizjes së lirë, edhe pse tash kohëve të fundit është normalizuar paksa. Krejt çka mund të bëhet në Graçanicë është , të shkosh në shkollë, të kthehesh në shtëpi, rrallëherë ndonjë kafe në kafeteri ose deri në internet kafe dhe kjo ka qenë e gjitha që mund të bëje”, tregon Aleksandri, duke shtuar se me hapjen e një Qendre Rinore në Graçanicë, ka ndryshuar jeta e të rinjve:
“Tash është hapur një Qendër Rinore, ku të rinjtë mund të shkojnë aty dhe të mësojnë diçka, të merren me aktivitete, si: mësimi i ndonjë gjuhe të huaj, disa aktivitete kreative si fotografia, pikturimi, e ka edhe disa grupe që ushtrojnë për muzikë, pra bëjnë muzikë…”.
Ndërkaq, Dejani, 25-vjeçar, nga Graçanica, thotë se jeta në këtë qytet të vogël nuk është shumë atraktive. Edhe ai përmend Qendrën Rinore si një vend ku të rinjtë mund t’i shprehin talentet e tyre dhe të merren me aktivitetet të lira.
“Qendra e hapur së fundi është një realitet i ri në vendin tonë. Është vend ku mund të shoqërohen të rinjtë, përpos punës që bëjnë. Këtu, përpos vendorëve vijnë edhe ndërkombëtarët. Kemi edhe një shtëpi të Kulturës, e cila nuk punon dhe ky është realiteti. Përndryshe, nuk ka jetë të natës, as ndonjë gjë, me të cilën do të mund të veçohej vendi ynë si një vend i mirë për të rinjtë”, thotë Dejani.
Zyrtarë institucionalë kanë theksuar se marrë parasysh rrethanat, në të cilat janë krijuar komunat në fjalë, ndihma e institucioneve qendrore të Kosovës dhe ndihma ndërkombëtare, kanë qenë një shtysë e fuqishme për angazhimin e stafeve lokale, që komunat e reja të banuara me shumicë serbe të funksionojnë.