Në janar të këtij viti në Graçanicë është hapur Qendra diagnostiko- laboratorike. Në këtë laborator bëhen analizat hematologjike, biokimike, imunologjike, hormonale, si dhe disa analiza të tjera specifike.
E veçanta e këtij laboratori është se aty mund të bëhen falas të gjitha analizat për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Edhe pse në komunën e Graçanicës, e që kryesisht është e banuar me serbë, gjendet spitali dhe Qendra e Mjekësisë Familjare, të dy këto institucione shëndetësore punojnë me sistem të Serbisë.
Andaj, qytetarët në këtë pjesë të Kosovës, mendojnë se ka qenë e nevojshme një qendër e tillë e avancuar. Laboratori është financuar nga Kuvendi Komunal i Graçanicës.
Dragana Miriq punon në këtë laborator. Ajo thotë se, me hapjen e këtij laboratori, qytetarët kanë hezituar të shkojnë aty, por me kohë kanë ndryshuar gjërat.
Por, që prej kur është hapur ky laborator, në janarit të këtij viti tij, atë e kanë frekuentuar rreth 2900 pacientë.
"Unë mund të them se në fillim ishte një pakënaqësi te qytetarët, por ne kemi fituar besimin e mjekëve dhe pacientëve, e që mendoj se është shumë më e rëndësishme. Ne kemi pacientë nga qytetet përreth, nga rajoni i Gjilanit, Brezovicës, Gores, Komunës së Novobërdës. Të martave apo premteve, kur ka transport, kemi deri 35 pacientë në ditë”, tregon Dragan Miriq.
Ndërkaq, qytetarët e Graçanicës kanë një mendim lidhur me hapjen e këtij laboratori. Sanja Iliq nga Graçanica, thotë se tashmë të gjithë pacientët që kanë nevojë për analiza të sakta me teknologji të avancuar, i drejtohen laboratorit në fjalë.
"Unë kam qenë e lumtur me hapjen e laboratorit. Aty mund të shihet se është një teknologji moderne .Na është dashur një qendër e tillë, sepse me të vërtetë pacientët kanë nevojë, për shkak të sëmundjeve të shumta që ekzistojnë", thotë Sanja Iliq
Edhe pse, sipas Iliqit, ekziston spitali dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Graçanicë, banorët e këtushëm , thotë ajo, megjithatë, zgjedhin këtë laborator, për shkak të teknologjisë më të mirë dhe më të saktë.
“Teknologjia është shumë e mirë dhe precize, nëse e krahasojmë me Shtëpinë e Shëndetit, ku aparatet janë prishur dhe s’janë të saktë”, shton Iliq.
Ndërkaq, Tijana Niçiq nga Lipjani, udhëton çdo ditë për të punuar në laborator. Ajo thotë se është shumë e lumtur që është hapur një qendër e tillë dhe se kjo është puna e saj e parë pas përfundimit të shkollës dhe trajnimeve që ka pasur.
“Puna ime do të thotë shumë dhe unë mendoj se ky është me të vërtetë një laborator i një rëndësie të madhe, duke pasur parasysh të gjitha këto pajisje dhe shërbimet janë falas për pacientë”, shprehet Tijana Niçiq.
Në këtë laborator deri më tani janë investuar rreth 70 mijë euro, dhe sipas drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Graçanicës, këtë vit do të investohen edhe 70 mijë euro të tjera.