Ndërlidhjet

Kosova e përkushtuar të "luftojë trafikimin"


Ilustrim
Ilustrim
Trafikimi me qeniet njerëzore ekziston si një nga format e veçanta të krimit të organizuar, me pasoja dhe rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe shtetin e Republikës së Kosovës dhe rajonit, ka thënë sot kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.

Ai ka bërë këto komente në një konferenecë, që shënon hapjen e "Muajit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Adresimi dhe trajtimi i trafikimit me qenie njerëzore, për shkak të natyrës së saj komplekse kërkon një vëmendje dhe qasje të veçantë. Ne jemi të njohur me ashpërsinë e fenomenit të trafikimit njerëzor që vendi ynë po përballet dhe i kemi kushtuar vëmendje të veçantë se ku Qeveria e Kosovës dhe aktorët tjerë duhet të përqendrohen në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, është shprehur shefi i ekzekutivit.

Ai ka thënë se “me gjithë përparimet e bëra në hartimin e ligjeve për të parandaluar, dhe luftuar trafikimin me qenie njerëzore, Kosova duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet institucionale luftimin e trafikimit me qenie njerëzore”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG