Ndërlidhjet

BE: Inkurajim me deklaratat e qeverisë për Kosovën A


Pamje e termocentralit Kosova Afër Prishtinë
Pamje e termocentralit Kosova Afër Prishtinë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thotë se është e inkurajuar nga deklaratat e qeverisë së Kosovës për përkushtimin e saj, për t’i zbatuar standardet e BE-së për emetim të gazrave brenda afatit të përcaktuar, që do të thotë mbylljen e termocentralit Kosova A, deri në vitin 2017.

Mëtutje, në njoftimin e Zyrës së BE-së, theksohet se Bashkimi Evropian, në këtë drejtim, do të jetë aleat dhe është i gatshëm që financiarisht ta mbështesë mbylljen e Kosovës A.

Si pjesëmarrëse e Traktatit për Komunitetin e Energjisë, Kosova e ka pranuar obligimin juridik për zbatimin e standardve të BE-së në emetimin e gazrave.

Kosova, si të gjitha palët e tjera të Komitetit për Energji, është përkushtuar për zbatimin e Direktivës së BE-së për Impiantet e Mëdha me Djegie, nga fundi i vitit 2017.

Duke e përmbushur këtë obligim, Kosova do të dëshmoj se është partnere e besueshme në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Njëherësh, kjo do të ketë ndikim të madh në ambientin përreth termocentraleve me thëngjill dhe shëndetin e njerëzve që jetojnë në këto hapësira, thuhet në fund të njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG