Prokurori i Serbisë për krime të luftës, Vlladimir Vukçeviq, thotë se e ka dëshmitarin, që dyshohet se ka marrë pjesë në trafikim të organeve të të burgosurve serbë, nga ana e ish pjesëtarëve të UÇK-së, në fund të viteve të 90-ta.
“Ne e kemi një dëshmitar, që ka dëshmuar për procedurën mjekësore, të bërë në pjesën veriore të Shqipërisë, që përbëhej nga marrja e organeve nga serbët e rrëmbyer gjatë konfliktit të viteve 1998-99 në Kosovë”, i tha Vukçeviq agjencisë AFP.
Sipas tij, ky dëshmitar “e ka përshkruar operacionin e zemrës së një të burgosuri serb në lokacionin afër Kukësit, në fund të viteve të 90-ta” dhe transportimin e organit në aeroportin Rinas, afër Tiranës.
Ky dëshmitar tha se zemra “ishte shitur në tregun e zi”, theksoi Vukçeviq, duke shtuar se njeriu “e kishte përshkruar procedurën në detaje” dhe kishte pretenduar se ai personalisht kishte marrë pjesë në këtë, raporton AFP.
Lidhur me akuzat për trafikim të organeve nga ish pjesëtarët e UÇK-së në Kosovë, po zhvillohen hetime nga një prokuror i misionit të Bashkimit Evropian, EULEKS.
Zyrtarët më të lartë në Kosovë dhe Shqipëri i kanë hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për trafikim të organeve, që për të parën herë ishin paraqitur në raportin e Dik Martit në Këshillin e Evropës, por janë shprehur në mbështetje të hetimeve gjithëpërfshirëse për këtë rast.