Ndërlidhjet

GND vendos për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND) pritet që të hënën në Prishtinë, të marrë vendim për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Ky grup, përbëhet nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Të gjitha vendet anëtare të GND-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Qëllimi i këtij grupi ishte implementimi i plotë i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, dokument ky që ishte përgatitur nga i dërguari special i OKB-së, Marti Ahtisari, më 26 mars të vitit 2007.

Zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar se kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008.

Tashmë, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar pakon e ndryshimeve kushtetuese, me të cilat shpallet përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Në takimin e nesërm pritet edhe vendimi për mbylljen e Zyrës Ndërkombëtare Civile.(f.b.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG