Ndërlidhjet

LDK tërhiqet nga Komisioni për reformën zgjedhore


Ilustrim
Ilustrim
Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga Komisioni për Reformën Zgjedhore në shenjë pakënaqësie me mos respektimin e marrëveshjes ndërmjet liderëve politik për ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore, që në fakt prekte edhe në mandatin e presidentes aktuale dhe institucioneve të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i këtij Komisioni, Haki Demolli, deputet i LDK-së.

“Sot kemi mbajtur takimin e fundit të Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe ne dy përfaqësuesit e LDK-së, duke e pasur parasysh mos respektimin e marrëveshjes tri palëshe, tërhiqemi nga Komisioni deri në momentin kur kjo marrëveshje të zbatohet”, ka thënë Demolli.

Sipas marrëveshjes së vitit të kaluar ndërmjet liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, të ndërmjetësuar nga ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, e cila më pas ishte fuqizuar edhe me miratimin e një rezolute nga Kuvendi, përveç reformave kushtetuese e zgjedhore, vendi do të shkonte në vjeshtën e këtij viti në zgjedhjet e para presidenciale si dhe në vjeshtën e vitit tjetër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Por, Gjykata Kushtetuese kishte interpretuar më pas këtë marrëveshje, përkatësisht pjesën që fliste për shkurtimin e mandatit të presidentes si jo kushtetuese.

Në bazë të asaj marrëveshjeje ishin formuar edhe komisionet ad-hock për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore, por si qëndrojnë tani punët, këto reforma janë në prag të dështimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG