Ekonomia e Iranit është nën sulmin e sanksioneve ndërkombëtare, dhe qeveria e këtij vendi po e zhvillon një armë të re për t’i luftuar këto sanksione.
Në këtë kuadër po zhvillohet e ashtuquajtura “ekonomi rezistuese”, e cila ka për qëllim ta ulë varshmërinë e madhe të këtij vendi në të ardhurat nga nafta, duke e shtrënguar rripin fiskal, duke e rritur prodhimin industrial dhe duke e forcuar shkencën për të zbuluar risi teknologjike.
Kjo nismë ka filluar si përgjigje ndaj sanksioneve ndërkombëtare, që janë imponuar për shkak të programit atomik iranian.
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka përshkruar varshmërinë iraniane në të ardhurat nga nafta si një sëmundje shkatërruese që duhet të mjekohet.
“Ne duhet të besojmë se një ditë vendi do ta arrijë pikën kur do të jetë në gjendje t’i mbyllë fushat e veta të naftës, kurdo që nevojitet”, tha Khamenei gjatë një fjalimi para kërkuesve dhe inovatorëve në fund të muajit të kaluar. Ky fjalim ishte transmetuar drejtpërdrejt në radion shtetërore.
Por, kjo ditë mund të jetë shumë larg, thonë ekspertët, duke shpjeguar se të ardhurat nga nafta përbëjnë 80 për qind të të ardhurave të jashtme të Iranit.
Ekonomisti nga Londra, Mehrdad Emadi, thotë se “ka fare pak gjasë, ose është krejtësisht e paarritshme” për ta realizuar atë që e ka kërkuar Khamenei.
“Në këtë moment Irani ballafaqohet me mungesë kronike të parave për projektet e veta industriale. Këto janë projektet që saktësisht mund të ndihmojnë në rritjen e eksportit të artikujve prodhues. Por, ajo që me gjasë është më e rëndësishme, është se më se 75 për qind e faturave të ushqimit, që janë produkte ushqimore të importuara, financohen drejtpërdrejt nga eksporti i naftës. Prandaj, ekonomia nuk ka hapësirë në kuptimin e rezervave në monedha të jashtme dhe as kapacitet për të eksportuar në fushat e tjera”, thotë Emadi.
Sanksionet e ashpra të imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bllokuar bankat iraniane nga përdorimi i rrjetit ndërkombëtar bankar SWIFT, për të kryer transfere financiare, vendet e kanë ndalur importin e naftës nga Irani, ndërsa shumë kompani ndërkombëtare e kanë ndërprerë furnizimin e Iranit me prodhime të ndryshme.
Duket se sanksionet, po ashtu, e kanë dëmtuar industrinë dhe sektorët alternativë të ekonomisë së Iranit, përfshirë edhe industrinë e automobilave.
Zyrtarët iranianë, përfshirë edhe liderin suprem Khamenei, kanë thënë se për të pasur sukses e ashtuquajtura “ekonomi rezistuese”, duhet të forcohet sektori privat.
Por, Hosein Askeri, profesor iranian në George Washington University, shpreh dyshime se sektori privat mund të ketë sukses.
“Nëse ata do të kenë lulëzim të sektorit privat, përse këtë nuk e kanë bërë për 33 vjet? Arsyeja përse nuk e kanë bërë është se atje ka korrupsion në masë të madhe. Ata nuk mund të ndërtojnë institucione efikase dhe elementi më i rëndësishëm për eliminimin e korrupsionit është sundimi i ligjit, se askush nuk është mbi ligjin, përfshirë edhe liderin suprem dhe çdokë tjetër. Pra, ata nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë “, thotë eksperti Hosein Askeri. (f. b.)