Publikimi i emrave të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nga ana e komisionit për lustrim, po përcillet me debate dhe nervozizëm nga ana e personave të apostrofuar si spiunë.
Në ueb faqen zyrtare të komisionit, të shtunën u publikuan vendimet për 11 persona, katër prej tyre shqiptarë ndërsa të dielën iu shtuan edhe emrat e 12 personave të tjerë, për të cilët, vendimet ishin miratuar para një viti, në bazë të ligjit të mëparshëm për lustrim.
Në mesin e tyre janë edhe tre shqiptarë, që të tre me profesion gazetarë: Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu dhe Hisen Shaqiri.
Njëri nga personat e shpallur për “spiunë” nga grupi i parë, Sefedin Haruni, ish deputet, thekson se vendimi që tani është publikuar, ishte shpallur i pavlefshëm para katër muajve nga gjykata administrative e Shkupit.
“Në prill të këtij viti ka sjellë vendim duke i hedhur poshtë si të pavërteta dhe të pabaza të gjitha faktet e komisionit për verifikimin e fakteve. Tani çfarë është ky pluhur që çohet, duan së paku të etiketohem pasi kam qenë një nga themeluesit e Universitetit të Tetovës, ndoshta e gjithë kjo bëhet të njollohen fuqitë progresive edhe ato përparimtare apo njerëzit me bagazh pozitiv gjatë gjithë jetës së tyre”, thotë Haruni.
Pretendimet tij, por edhe disa të tjerëve që kanë reaguar ngjashëm, sipas ekspertëve të çështjeve kushtetuese, flet qartë se Komisioni për Lustrim me publikimin e vendimeve pa marrjen e formës së prerë, ka shkelur dispozitat kushtetuese.
“Shumë dispozita të këtij ligji janë kontestuese pasi duhet të respektohet një parim mjaft i rëndësishëm i kushtetutës, prezumimi i pafajësisë. Kjo nënkupton se duhet të vlejë parimi që derisa të mos vërtetohen faktet me vendim të plotfuqishëm ato emra nuk guxojnë t’i publikojnë pasi me publikimin e tyre faktikisht cenojnë integritetin, personalitetin, vlerat morale të çdo personi për të cilin dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor”, thotë Osman Kadriu, ekspert i së drejtës kushtetuese.
Ai thekson se zbatimi në këtë formë i ligjit është shumë i rrezikshëm pasi mund të shkaktojë konfrontime mes njerëzve.
Personat e shpallur për spiunë, nëse pretendojnë se janë të pafajshëm mund të vazhdojnë procedurat e ankimit në instancat gjyqësore, nënvizon Kadriu.
“Nëse konstatohet se ata nuk kanë qenë bashkëpunëtorë ata kanë të drejtë të padisin shtetin dhe të kërkojnë dëmshpërblim për shpifje dhe njollosje të personalitetit të tyre. Mendoj se ky ligj edhe këto që ndodhin do të krijojnë një pakënaqësi dhe tollovi të theksuar në marrëdhëniet ndër-njerëzore te qytetarët. Ndryshe, unë si jurist, jam për lustrimin, ai duhet të zhvillohet, por duhet të zbatohet ligjshmëria dhe të respektohet Kushtetuta”, shprehet Kadriu.
Por, nga Komisioni për Lustrim, thonë se puna e tyre bazohet në ligjin e miratuar që e obligon atë për publikimin e emrave të personave për të cilët janë sjellë vendime se janë spiunë, ndërsa ata kanë të drejtë që në afat prej 8 ditësh të ankohen para organeve gjyqësore kompetente.
Ndërkohë, është paralajmëruar edhe mundësia e tërheqjes nga puna e komisionit të anëtarëve që ishin propozuar nga opozita, e cila, nuk ka marrë pjesë në aktin e votimit të ligjit të ri me arsyetimin se ligji i ri është vetëm se në shërbim të qeverisë aktuale për të luftuar kundërshtarët politikë apo ata që kanë kritikuar punën e saj.
“Me siguri se disa njerëz janë prekur nga Komisioni për lustrim dhe tani me të gjitha mjetet tentojnë që të degradojnë gjithë procesin. Me këtë ata vetëm sa do të vërtetojnë se këtu janë deleguar me qëllimin e vetëm, bllokimin e punës së komisionit”, thotë kreu i komisionit, Tome Axhiev, duke shtuar se komisioni do të punojë edhe pa ta, pasi për marrjen e vendimeve mjaftojnë edhe 7 anëtarë nga 11 sa numëron gjithsej komisioni për lustrim.