Sot janë bërë 17 vjet nga operacioni "Stuhia" (Olluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.
Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.
Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150,000 trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.
Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.
Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht.
Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, po merr pjesë në shënimin e përvjetorit të “Stuhisë”.
Ministri Çeku mësohet të jetë ftuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë që të jetë pjesëmarrës në përvjetor, si "një nga aktorët kyçë të operacionit", me të cilin Kroacia ka çliruar territoret e okupuara nga ushtria serbe në atë kohë.