“Nuk mund të themi se në Kosovë nuk ka shkelje të privatësisë dhe keqpërdorim të të dhënave personale, por ende mungon vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës për ekzistimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Për të gjithë ato kompani, si shtetërore, po ashtu edhe ato private, që bëjnë shkelje të privatësisë së qytetarit, do të merren masa konform ligjit”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, mbikëqyrësi kryesor shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë, Ruzhdi Jashari.
RADIO EVROPA E LIRË
RUZHDI JASHARI
Sa i përket aspektit të zbatueshmërisë së ligjit, ne kemi filluar dhe kemi vënë kornizat, gjegjësisht kemi vendosur hapat e parë në përpjekje të zbatimit të ligjit. Ne kemi vendosur zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në të gjithë kontrolluesit në nivel shtetëror. Këtë e kemi bërë obligim edhe te kontrolluesit te subjektet private, andaj ky është një hap inkurajues që tani janë edhe emrat e atyre zyrtarëve që kanë përgjegjësi për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, ne kemi filluar edhe më inspektime edhe këshillime, po natyrisht, në qershor kemi bërë edhe trajnimet e para me zyrtarë të mbrojtës së të dhënave personale.
RUZHDI JASHARI
Nuk mund të them se nuk ka, po nuk mund të pohohet se ka decidivisht, mirëpo është një çështje se këtu njohuritë janë të pakta dhe ka akoma nevojë që qytetarët të informohen se ekziston Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të kenë njohuri për të drejtat që posedojnë në mënyrë që të drejtat e tyre të mos shkelen gjatë përpunimit të të dhënave personale.
Andaj, çështja sensibilizuese është në vijën e asaj që kërkon ende më shumë punë dhe ne do të bëjmë përpjekje për këtë. Po bëjmë përpjekje që t’i informojmë qytetarët se ku mund të drejtohen nëse dyshojnë se të dhënat personale apo privatësia e tyre është shkelur.
RADIO EVROPA E LIRË
RUZHDI JASHARI
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Përsonale, në rast se ka informacion se një qytetari i shkelen të dhënat personale, menjëherë mund të veprojë, dhe në rastin e tillë në përputhje me ligjin, merr masa. Masat janë duke filluar prej aspekteve këshilluese deri te masat tjera të ndëshkimit, që kapin edhe shifra të ndëshkimeve detyruese të gjobave me të holla.
Gjoba më e vogël është diku 400 euro dhe më e larta rreth 4000 euro për kontrolluesin që ka shkelur Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Agjencia ka fuqinë ligjore, gjegjësisht autoritetin ligjor të bëjë konfiskimin e dosjeve, pastaj konfiskimin e materialeve, konfiskimin e serverëve dhe pajisjeve elektronike, me të cilat përpunohen të dhënat personale nëpër kontrollues të ndryshëm.
RUZHDI JASHARI
Mbrojtja e të dhënave personale është një fushë e re jo vetëm në Kosovë, por edhe për institucionet e Bashkimit Evropian, të cilat kanë filluar të aplikojnë gjegjësisht ta zbatojnë direkt në praktikë direktivën 95/46 që nga viti 1995 e këndej.
Zhvillimi teknologjik shumë i hovshëm ka rrezikuar në masë të madhe të dhënat personale të individit dhe privatësisë. Prandaj, kërkesa akoma është në zgjerim, kryesisht te çështja e mbulesës me legjislacion edhe tash së fundi kemi rastin kur po bisedohet edhe po punohet në modernizimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.
Dhe, kujtoj që nevoja është në shtim e sipër që këta zyrtarë për mbrojtjen e të dhënave personale të kenë edhe më shumë njohuri të reja, por edhe të kenë njohuri sidomos për ligjin ekzistues që është funksion në Kosovë.
RUZHDI JASHARI
Sa i përket aspektit të përgjimit të telefonave, gjegjësisht të fushës së telekomunikacionit, ligji që ekziston dhe që është në procedurë aprovuese në Kuvendin e Kosovës, është një lëmi që rregullohet me Ligjin për komunikim elektronik. Ndërkaq, aspekti i përgjimeve është një çështje e veçantë, që rregullohet me Ligjin mbi përgjimet dhe natyra e punës në Agjencinë Shtetërore është mbrojta e të dhënave personale.
Duke ditur se zëri, intimiteti, biseda dhe krejt këto për njeriun lidhen si aspekte të pronësisë personale të individit, në një aspekt akcesohen dhe prek edhe natyrën e çështjeve të të dhënave personale të agjencisë.
Në rast se kemi ankesa të tilla, ne ato i procedojmë dhe mbikëqyrësit që merren me këtë çështje kanë për detyrë që në vazhdën e kësaj kërkese, të nxjerrin rekomandime, gjegjësisht vendime në bazë të ligjit që kemi fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ne, në fakt, kemi kryer disa veprime të operuesve të telefonisë mobile në Kosovë dhe kemi nxjerrë diku 12 vendime. Çështja ka qenë te regjistri i sim-kartelave dhe vendimet tona janë duke u zbatuar në përpikëri, andaj ato procedime me ato kompetenca që kemi pasur për ato shqetësime - kanë qenë disa shqetësime të ngritura në raportet e progresit të vitit të kaluar në këtë fushë - ne i kemi sendërtuar në praktikë në mënyrën më të mirë të mundshme.
RUZHDI JASHARI
Kjo është një dukuri që është brengosëse; është aktualizuar shumë kohëve të fundit. Ndërkaq, aspekti përgjues është i ndaluar me ligj dhe askush askënd nuk ka të drejtë ta përgjojë.
Çështjet përgjuese janë çështje që faktikisht mund të bëhen - ka përjashtime, mirëpo ato nuk mund të bëhen pa një vendim të Gjykatës Hetuese në raste të caktuar kur vjen deri te rrezikimi i pronës, deri tek aspektet e kriminalitetit, krimeve, çështjet e veprave penale që rrezikojnë stabilitetin, rrezikojnë aspektin e përgjithshëm të shoqërisë dhe të shtetit.
Në këto raste Gjykata Hetuese merr vendim që të përgjohen aspekte të tilla për ndaljen e kësaj dukurie. Kjo është ajo forma që, thjesht, është e lejuar me ligj, kurse gjitha format tjera, në rast se ka përgjime, janë të ndaluara rreptësisht.
RUZHDI JASHARI
Aspekti i përpunimit të të dhënave personale në internet, gjegjësisht në faqet sociale që sot në rruzullin tokësor janë të shumta, siç kemi rastin të shohim komunikimin në youtube, në facebook, apo aspekte tjera të komunikimit të sajteve të reja sociale që kontrollorët nuk e kanë selinë në Kosovë po diku krejt tjetër, nuk është çështje e ndjeshme vetëm për Kosovën, por edhe shume shtete në zhvillim.
Në këtë drejtim mund të konsiderojmë se ka ende aspekte të papërmbushura në mbulesa ligjore, jo vetëm në Kosovë, por ka edhe në institucionet e Bashkimit Evropian.
Ta zëmë, aspekti pak më i thjeshtë është aspekti i punës në portale - secili institucion ka portalet e veta të punës. Nëpër portale mund të qarkullojnë të dhënat personale, të natyrave të ndryshme, andaj ende nuk ekzistojnë rregulla të mirëfillta për operimin, punën, menaxhimin edhe portalin zyrtar të punës dhe biznesit.
Në këtë drejtim, ne me Ministrinë e Arsimit dhe me zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave, kemi punuar një draft të një udhëzimi administrativ, që pritet të sjellë risi dhe aprovimi i atij drafti do të bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Jashari, Kosova infrastrukturën ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale e ka të rregulluar që nga viti i kaluar. Sa ka gjetur zbatim ky ligj në Kosovë?
RUZHDI JASHARI
Sa i përket aspektit të zbatueshmërisë së ligjit, ne kemi filluar dhe kemi vënë kornizat, gjegjësisht kemi vendosur hapat e parë në përpjekje të zbatimit të ligjit. Ne kemi vendosur zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në të gjithë kontrolluesit në nivel shtetëror. Këtë e kemi bërë obligim edhe te kontrolluesit te subjektet private, andaj ky është një hap inkurajues që tani janë edhe emrat e atyre zyrtarëve që kanë përgjegjësi për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, ne kemi filluar edhe më inspektime edhe këshillime, po natyrisht, në qershor kemi bërë edhe trajnimet e para me zyrtarë të mbrojtës së të dhënave personale.
RADIO EVROPA E LIRË
A ka keqpërdorim të të dhënave personale të qytetarëve?
RUZHDI JASHARI
Nuk mund të them se nuk ka, po nuk mund të pohohet se ka decidivisht, mirëpo është një çështje se këtu njohuritë janë të pakta dhe ka akoma nevojë që qytetarët të informohen se ekziston Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të kenë njohuri për të drejtat që posedojnë në mënyrë që të drejtat e tyre të mos shkelen gjatë përpunimit të të dhënave personale.
Andaj, çështja sensibilizuese është në vijën e asaj që kërkon ende më shumë punë dhe ne do të bëjmë përpjekje për këtë. Po bëjmë përpjekje që t’i informojmë qytetarët se ku mund të drejtohen nëse dyshojnë se të dhënat personale apo privatësia e tyre është shkelur.
RADIO EVROPA E LIRË
Nëse një qytetari i shkelet privatësia dhe të dhënat personale të atij personi keqpërdoren, çfarë mund të bëjë Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale?
RUZHDI JASHARI
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Përsonale, në rast se ka informacion se një qytetari i shkelen të dhënat personale, menjëherë mund të veprojë, dhe në rastin e tillë në përputhje me ligjin, merr masa. Masat janë duke filluar prej aspekteve këshilluese deri te masat tjera të ndëshkimit, që kapin edhe shifra të ndëshkimeve detyruese të gjobave me të holla.
Gjoba më e vogël është diku 400 euro dhe më e larta rreth 4000 euro për kontrolluesin që ka shkelur Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Agjencia ka fuqinë ligjore, gjegjësisht autoritetin ligjor të bëjë konfiskimin e dosjeve, pastaj konfiskimin e materialeve, konfiskimin e serverëve dhe pajisjeve elektronike, me të cilat përpunohen të dhënat personale nëpër kontrollues të ndryshëm.
RADIO EVROPA E LIRË
Shkelja e privatësisë është, në fakt, një çështje shumë e ndjeshme për shkak se krijon edhe shumë problem private. Ata zyrtarë, të cilët punojnë nëpër institucione ku kanë të bëjnë me të dhënat sa janë të përgatitur për këtë ruajtje në mënyrën më të mirë të duhur?
RUZHDI JASHARI
Mbrojtja e të dhënave personale është një fushë e re jo vetëm në Kosovë, por edhe për institucionet e Bashkimit Evropian, të cilat kanë filluar të aplikojnë gjegjësisht ta zbatojnë direkt në praktikë direktivën 95/46 që nga viti 1995 e këndej.
Zhvillimi teknologjik shumë i hovshëm ka rrezikuar në masë të madhe të dhënat personale të individit dhe privatësisë. Prandaj, kërkesa akoma është në zgjerim, kryesisht te çështja e mbulesës me legjislacion edhe tash së fundi kemi rastin kur po bisedohet edhe po punohet në modernizimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.
Dhe, kujtoj që nevoja është në shtim e sipër që këta zyrtarë për mbrojtjen e të dhënave personale të kenë edhe më shumë njohuri të reja, por edhe të kenë njohuri sidomos për ligjin ekzistues që është funksion në Kosovë.
RADIO EVROPA E LIRË
Përgjimi i telefonave mobil është një dukuri, për të cilën kanë ngritur shqetësime shumë qytetarë në Kosovë. Përgjimi i telefonave, sipas ligjit, mund të bëhet vetëm me urdhër të Gjykatës Kompetente. A keni pasur ndonjë ankesë të tillë që ka arritur në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale?
RUZHDI JASHARI
Sa i përket aspektit të përgjimit të telefonave, gjegjësisht të fushës së telekomunikacionit, ligji që ekziston dhe që është në procedurë aprovuese në Kuvendin e Kosovës, është një lëmi që rregullohet me Ligjin për komunikim elektronik. Ndërkaq, aspekti i përgjimeve është një çështje e veçantë, që rregullohet me Ligjin mbi përgjimet dhe natyra e punës në Agjencinë Shtetërore është mbrojta e të dhënave personale.
Duke ditur se zëri, intimiteti, biseda dhe krejt këto për njeriun lidhen si aspekte të pronësisë personale të individit, në një aspekt akcesohen dhe prek edhe natyrën e çështjeve të të dhënave personale të agjencisë.
Në rast se kemi ankesa të tilla, ne ato i procedojmë dhe mbikëqyrësit që merren me këtë çështje kanë për detyrë që në vazhdën e kësaj kërkese, të nxjerrin rekomandime, gjegjësisht vendime në bazë të ligjit që kemi fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ne, në fakt, kemi kryer disa veprime të operuesve të telefonisë mobile në Kosovë dhe kemi nxjerrë diku 12 vendime. Çështja ka qenë te regjistri i sim-kartelave dhe vendimet tona janë duke u zbatuar në përpikëri, andaj ato procedime me ato kompetenca që kemi pasur për ato shqetësime - kanë qenë disa shqetësime të ngritura në raportet e progresit të vitit të kaluar në këtë fushë - ne i kemi sendërtuar në praktikë në mënyrën më të mirë të mundshme.
RADIO EVROPA E LIRË
Përgjimi i telefonave, shkelja e privatësisë, keqpërdorimi i të dhënave personale është apo nuk është një dukuri shqetësuese në Kosovë?
RUZHDI JASHARI
Kjo është një dukuri që është brengosëse; është aktualizuar shumë kohëve të fundit. Ndërkaq, aspekti përgjues është i ndaluar me ligj dhe askush askënd nuk ka të drejtë ta përgjojë.
Çështjet përgjuese janë çështje që faktikisht mund të bëhen - ka përjashtime, mirëpo ato nuk mund të bëhen pa një vendim të Gjykatës Hetuese në raste të caktuar kur vjen deri te rrezikimi i pronës, deri tek aspektet e kriminalitetit, krimeve, çështjet e veprave penale që rrezikojnë stabilitetin, rrezikojnë aspektin e përgjithshëm të shoqërisë dhe të shtetit.
Në këto raste Gjykata Hetuese merr vendim që të përgjohen aspekte të tilla për ndaljen e kësaj dukurie. Kjo është ajo forma që, thjesht, është e lejuar me ligj, kurse gjitha format tjera, në rast se ka përgjime, janë të ndaluara rreptësisht.
RADIO EVROPA E LIRË
Njohës të fushës së telekomunikacionit kanë shprehur shqetësimin se shkelja e privatësisë në Kosovë nuk bëhet vetëm në aspektin telefonik po edhe në aspektin e të dhënave, ku ka të bëjë me komunikime digjitale siç është interneti. A ka Kosova mekanizma identifikues për zbulimin e keqpërdorimit të këtyre të dhënave?