Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme edhe këtë vit shkollor do të mësojnë nga libri i Historisë, në të cilin shqiptarët quhen "njerëz mali" dhe "ardhacakë", derisa në librin e Gjeografisë mbetet harta ku Maqedonia në veri kufizohet vetëm me Serbinë e jo edhe me Kosovën, si dhe shumë gabime të tjera shkencore dhe me përmbajtje ofenduese për shqiptarët.
Skënder Asani, i cili dha dorëheqje si anëtar i Komisionit Nacional për Tekste Shkollore, thekson se autoritetet maqedonase nuk janë të interesuara ta zgjidhin këtë çështje.
“Në këtë komision mbizotëron një vlerësim se kur bëhet fjalë për historinë dhe të kaluarën e popujve të Maqedonisë, përkatësisht të shqiptarëve, nuk duhet të paraqitet në asnjë mënyrë historia lokale e shqiptarëve të këtyre trevave, sepse shihet si rrezik se mund të cenohet kontinuiteti historik dhe shtetëror i Maqedonisë si shtet”, thotë Asani.
Asani, njëherësh kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, shton se anëtarët maqedonas të Komisionit Nacional për tekste shkollore janë të interesuara që në librat e historisë të përfshihet vetëm historia e Shqipërisë administrative, duke anashkaluar gjithçka që ka të bëjë me të kaluarën e shqiptarëve të Maqedonisë.
“Kjo bën që shqiptarët ose fëmijët shqiptarë, të mos e mësojnë dhe njohin të kaluarën e tyre historike. Pra, të shlyhet mbamendja historike e shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa në anën tjetër krijon paragjykime te të rinjtë maqedonas duke u rritur me tezën se shqiptarët kanë ardhur nga diku tjetër dhe nuk janë vendas. Kjo nxit tendosje mes etniteteve më të mëdha, shqiptarëve dhe maqedonasve dhe shtetin e bën jostabil”, thekson Asani.
Ndërkaq, partitë politike shqiptare vlerësojnë se mospërmirësimi i gabimeve është tendencë e qeverisë për shtrembërimin e historisë dhe manipulim me popullatën.
Fakti që këto gabime nuk po përmirësohen është një lloj treguesi që qeveria ka interes që të vazhdohet kjo mënyrë e dezinformimin të rinisë dhe e krijimit të një përshtypjeje të rrejshme për një histori inekzistente dhe të poshtërimit të historisë shqiptare, vlerëson zëdhënësi i RDK-së, Artan Dika.
“Gjetja e zgjidhjes dhe aplikimi i së njëjtës është përgjegjësi dhe detyrim i përfaqësuesve, që janë pjesë e qeverisë, konkretisht koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Për fat të keq, ne nuk shohim asnjë vullnet konkret në këtë drejtim. Vit për vit përballemi me të njëjtat probleme duke marrë premtime se në të ardhmen do të gjendet zgjidhje she kjo e ardhme zgjat pafundësisht”, vlerëson Dika.
Edhe PDSH-ja drejton gishtin kah partia shqiptare në pushtet, si fajtor kryesor për gjendjen e arsimit shqiptar në Maqedoni.
"Jo vetëm që kaluan katër vjet që koalicioni qeverisës BDI-VMRO nuk korrigjoi gabimet skandaloze dhe fyerjet ndaj shqiptarëve në librat shkollore, por jemi dëshmitarë se gjatë kësaj periudhe katërvjeçare këta libra me përmbajtje të këtillë gjithnjë e më shumë po shtohen. Ky është pa dyshim ‘sukses’ i BDI-së, e cila deri tash jo që nuk ka kundërshtuar asgjë, por përkundrazi ka mbështetur ‘blanko’ politikën nacionaliste të VMRO-së, qëllimi i së cilës dihet", shprehet Agon Ferati, zëdhënës i PDSH-së.
Kurse, pavarësisht përpjekjeve, nuk arritëm të marrim prononcime nga zëvendësministri i Arsimit nga radhët e partisë shqiptare në pushtet, BDI, dhe kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë.
Ndërkohë, që ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev, në seancën parlamentare të javës që lamë pas tha se kontrollimi i librave është në rrjedhë, dhe se bëhet fjalë për proces kompleks, për të cilin nevojitet kohë dhe analizë profesionale.
“Po shqyrtohen të gjitha vërejtjet, të cilat vijnë nga qytetarë të ndryshëm. Vërejtjet janë të shumta dhe po rrjedh shqyrtimi i fakteve dhe argumenteve, pastaj do të dalim me konkluzione dhe hapa konkret”, është prononcuar Pançe Kralev.