Rendimentet e grurit në këtë vit, si në Kosovë, ashtu edhe në shumë shtete të botës, nuk kanë qenë në nivelin e kënaqshëm. Sipas shoqatave të furrtarëve dhe fabrikave të bukës në Kosovë, kjo mund të ndikojë në ngritjen e çmimit të bukës. Megjithatë, deri më tani, siç thonë ata, nuk ka pasur shtrenjtim të bukës.
Aktualisht çmimi i bukës në Kosovë është 30 deri në 35 centë për kilogram.
Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve, Halit Xoxa, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimi i bukës mund të rritet për shkak të importit të miellit që e bëjnë fabrikat e bukës në Kosovë.
“Derisa Kosova arrin t’i plotësojë nevojat e konsumatorëve me vetëm 35 për qind për bukë, atëherë nëse në vendet rajonale apo edhe në shtetet tjera, ka rendimente të ulëta të grurit, mund të ketë ngritje të çmimit të bukës. Kështu që, mund të ndodhë që të kemi një ngritje të çmimit të bukës, ta quaj, të importuar”, thotë Xoxa.
Sipas tij, çmimi i bukës do të mund të shënojë rritje deri në 40 centë për kilogram.
Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tregojnë se Kosova në këtë vit i plotëson nevojat me grurë për 70 deri në 75 për qind. Ndërkaq, pjesa tjetër do të varet nga importi. Mesatarja e rendimenteve për hektar është 4200 kilogramë.
Rendimente të ulëta të grurit janë shënuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë. Si pasojë e kësaj, ka pasur edhe ngritje të çmimit të miellit në këto dy vende.
Pronarët e fabrikave të bukës, ndërkaq thonë se nuk kanë ngritur çmimet të bukës, por që sipas tyre, nëse do të ketë shtrenjtim të miellit një ngritje e lehtë e çmimit të bukës është e paevitueshme.
Fabrika e bukës “Kualititei” në Kosovë është importuese e miellit. Sylejman Deshishku, pronar i kësaj fabrike, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimin e bukës e dikton çmimi i miellit.
“Për momentin nuk besoj që do të ketë ngritje të çmimit. Nëse do të ketë ngritje të çmimit të miellit, atëherë edhe çmimi i bukës do të ndryshojë, pra do të shënojë rritje. Sidoqoftë nuk e besoj që mund të ndodhë kjo”, thekson Deshishku.
Ndryshe nga pronari i kompanisë “Kualiteti”, shprehet pronari i furrës “Sheki”, Shefki Ostergllava. Ai thotë se çmimi i miellit është ngritur për 6 centë dhe se çmimi i çmimi i bukës mund të ngrihet deri në 50 centë.
“Sipas të dhënave të çmimit të grurit dhe miellit dhe sipas statistikave tjera që janë sigurisht që deri në fund të vitit çmimi i bukës mund të ngrihet deri në 50 centë”, thotë Ostergllava.
Sidoqoftë, institucionet e Kosovës janë deklaruar tashmë se nuk mund të ndikojnë në uljen e çmimeve, por kanë premtuar se do të shqyrtojnë mundësinë për zbutjen e kësaj gjendjeje.
Ndryshe, çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë, kanë filluar të ngrihen që nga fundi i vitit të kaluar dhe kanë vazhduar pa pasur rënie.
Njohës të çështjeve ekonomike kishin thënë se nëse një trend i tillë vazhdon, mundësia e një shpërthimi social është shumë reale.