Ndërlidhjet

Shqipëri: Presidenti i zgjedhur betohet në Kuvend


Bujar Nishani
Bujar Nishani
Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani, sot më vonë gjatë ditës do të betohet në Kuvend.

Ai tha se do të merret me reformat judirike, që janë ndalur, dhe me krizën politike, e cila e kërcënon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sistemi i drejtësisë do të jetë prioritet imi”, tha zoti Nishani, dhe shtoi se ka “vendosur që plotësisht të angazhohet në favor të reformave të sistemit juridik, që mbetet faktor kryesor në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Në një intervistë për agjencinë AFP, ai mëtutje ka shprehur përkushtim për të punuar në kapërcimin e ndarjeve politike.

“Bashkëpunimi me shumicën në qeveri dhe opozitën është shumë i rëndësishëm për mua”, tha Nishani, duke theksuar se “përkundër ndarjeve aktuale, hyrja e Shqipërisë në BE, që mbështetet nga 90% e shqiptarëve, do të duhej t’i bashkonte forcat politike”.

Shqipëria tashmë ka konkurruar për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, por nga Brukseli kjo kërkesë deri tash është refuzuar dy herë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG