Ndërlidhjet

WP: Të zgjerohet suksesi kundër AIDS-it në sëmundjet e tjera shkatërruese



“Washington Post”


Shkruan: Xhorxh W. Bush, ish president amerikan



Afro 25 mijë delegatë tubohen në Uashington këtë javë për Konferencën Ndërkombëtare SIDA 2012. Ky është një moment i premtimit të jashtëzakonshëm. Të arriturat në trajtimin e SIDA-s janë të mrekullueshme dhe po vazhdojnë.

Njëra nga anët më pikëlluese të tragjedisë në botë është kur njerëzit vdesin nga HIV/AIDS kur ekzistojnë ilaçet shpëtuese. Vetëm para një dekade, kjo tragjedi kishte ndodhur në mbarë Afrikën.

Në sajë të fisnikërisë së popullit amerikan, ky më nuk është rast.

Nëpërmjet Planit të Presidentit për Ndihmë SIDA dhe Fondit Global për luftimin e sëmundjes SIDA, Malaries dhe Tuberkulozit, që punojnë me qeveritë e përkushtuara, me organizatat e komuniteteve të bazuara në besim, dhe me sektorin privat, trajtimi dhe parandalimi ka avancuar me një ritëm pothuajse të paimagjinueshëm.

Këtë muaj, Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për SIDA-n (UNAIDS), ka shpallur se 6.2 milionë njerëz mbështeten në ilaçet jetëshpëtuese antiretrovirale për SIDA-n në Afrikën e nën-Saharasë, ndërsa në vitin 2003, kjo shifër ishte vetëm 100 mijë.

Kjo është diçka më tepër se një statistikë e mrekullueshme.

Është një seri me emra realë të njerëzve: ato të motrave, mjekëve, shërbyesve civilë, fermerëve, studentëve, ndërmarrësve dhe prindërve, që nuk i kanë lënë jetimët pas. Është provë e asaj që shumë në Afrikë e cilësojnë si efekti Lazarus: komunitetet që njëherë mendohej se do të vdisnin, janë kthyer në jetë dhe miliona meshkuj, gra dhe fëmijë, janë gjallë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre.

Një produkt anësor i rëndësishëm i kësaj përpjekjeje masive për HIV/AIDS, ishte përmirësimi i sistemit shëndetësor afrikan.

Plani i Presidentit për Ndihmë SIDA dhe programet e tjera, kanë ndihmuar në rritjen e standardeve profesionale dhe përmirësimin e infrastrukturës. Kjo e ka krijuar një perspektivë entuziaste: atë të zgjerimit të të arriturave për SIDA-n te sëmundjet e tjera.

Të prekë në zemër kur e shpëton një grua nga AIDS-i, por e sheh se ajo vdes nga kaceri cervikal, që është më tepër prevalent me HIV.

Prandaj Laura Bush dhe unë, së bashku me Institutin Bush dhe partnerët nga sektorët publikë dhe privatë, e kemi filluar programin Fjongo Trëndafile Fjongo e Kuqe, për t’i shpëtuar gratë nga kanceri cervikal dhe i gjirit, dy prej shkaqeve kryesore të vdekjeve nga kanceri në Afrikë.

Suksesi i këtij programi, sikur edhe i Planit të Presidentit për Ndihmë SIDA, varet nga aleanca e gjerë e kompanive private, qeverive dhe organizatave joqeveritare.

Instituti Bush po punon me administratën Obama, UNAIDS, Sjuzën G. Komen për mjekim dhe me partnerët e sektorit privat. Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ishte kampione e qëndrueshme e kësaj përpjekjeje.

Ne e lansuam programin Fjongo Trëndafile Fjongo e Kuqe në Lusakë të Zambias, në dhjetor të vitit 2011 dhe u kthyem në Afrikë këtë muaj për ta zgjeruar programin në Bocvanë.

Gjatë udhëtimit, Laura dhe unë u kthyem në Zambia dhe i kaluam katër ditë në rindërtimin e klinikës së femrave në Kabve, dy orë në veri të kryeqytetit.

Posa e kemi prerë shiritin e inaugurimit, klinika e filloi kontrollin e grave, që ishin radhitur për test të kancerit cevrikal. Ishte kënaqësi të shihej lehtësimi në fytyrën e pacientes së parë kur ajo u largua me diagnozën se është e shëndoshë. Është inkurajuese të kuptohet se ato që janë me diagnozë me shenja të hershme të kancerit, do të kenë qasje në trajtim dhe gjasë të mira për shërim.

Gjatë dekadës së fundit, miliona jetë janë shpëtuar dhe kanë ndryshuar. Kjo ishte një përpjekje globale.

Do të jetë e pikëllueshme dhe gjë e tmerrshme nëse bota e zgjedh këtë moment për ta humbur fokusin e vet dhe gatishmërinë.

Vendet e tjera dhe qeveritë lokale në Afrikë mund të bëjnë më tepër në sjellje të burimeve dhe rritje të fondeve, siç po vepron qeveria e re në Zambi.

Por, për ta vazhduar vrullin në luftën kundër SIDA-s, Amerikan duhet të vazhdoj të udhëheq. Duke i parë kërkesat dhe duke e pranuar sfidën, tash nuk mund ta kthejmë shpinën. (f. b.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG